Politike

‘Alo Edi jam!’/ Luan Rama bezidiset nga audio-mesazhi i kryeministrit në telefon: Hiqeni menjëherë! S’e kemi zakon me u

13 Mars 2020, 11:10 Nga DOSJA
‘Alo Edi jam!’/ Luan Rama bezidiset nga audio-mesazhi i

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka një mësazh për kompaninë telefonike “Vodafone”, e cila para çdo telefonate përcjell një mesazh zanor nga kryeministri Edi Rama.

Rama shkruan se është klienti i kompanisë që prej 25 vitesh dhe e konsideron si një shkelje flagrante faktin që kryeministri i Shqipërisë ndërhyn në telefonatat private pa marrë pëlqimin e qytetarëve. Në statusin e tij, ish-deputeti i kërkon publikisht kompanisë që të largojë audio-mesazhin e Ramës nga komunikimet telefonike.

“ I kërkoj publikisht kompanisë Vodafonë largimin e menjëhershëm të Edit megjithë zërin e tij nga të gjitha komunikimet e mia telefonike! Faleminderit, por nuk dua të më përqafë as nga larg dhe as nga afër! Aq më tepër që nga anët tona nuk e kemi zakon me u përqafë burrë me burrë!,”-shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTË:

” Vodafone: largoma Edin nga telefoni! Nuk e kemi zakon me u përqafë burrë me burrë! Në shkelje flagrante të kontratës dhe duke mos respektuar asnjë normë etike të komunikimit, në mënyrë arbitrare dhe tërësisht të paedukatë, përmes një frekuence zanore bezdisëse deri në fyerje, kompania vodafone, klient i së cilës jam që prej afro 25 vitesh, ka ndërhyrë e vazhdon të ndërhyjë pa pëlqimin, përkatësisht edhe pa autorizin tim, në pothuaj të gjitha komunikimet e mia private telefonike! Ndërsa unë formoj numrin e telefonit të personit me të cilin dua të komunikoj, në pritja të përgjigjes së personit të thirrur, krejt papritur dëgjoj: “- Edi jam; të lutem laji duart shpesh, mos leviz nga shtëpia për qef, hap dritaret sa të mundesh, ruaju nga mediat, mos ki frikë po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127-ën! T’përqaf nga larg!” Pa dashur të merrem me përmbajtjen dhe as me zërin e mesazhit të cituar fjalë për fjalë siç dëgjohet në telefon, i kërkoj publikisht kompanisë vodafon largimin e menjëhershëm të Edit megjithë zërin e tij nga të gjitha komunikimet e mia telefonike! Faleminderit, por nuk dua të më përqafë as nga larg dhe as nga afër! Aq më tepër që nga anët tona nuk e kemi zakon me u përfqafë burrë me burrë!”

Ditën e djeshme, para çdo telefonate dilte një audio-mesazh nga Rama, në të cilin shprehej: Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa te mundesh. Ruaju nga informacioni i rreme. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!”. Ndërkohë që i njëjti mesazh i ka shkuar celular qytetarëve edhe me anë të mesazheve.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne telefon koronavirusi ne shqiperi luan rama edi rama edi rama ne telefon koronavirusi ne shqiperi luan rama

Sondazh

Poll

Politike 13 Mars 2020, 07:58

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjësit u është drejtuar shqiptarëve me fjalët e ish-Presidentit të SHBA, Barak Obamës. Në një reagim në ...