OFL ngre ‘stekën’, i dërgon formularin Mond Begos dhe dy të fortëve të Beratit (NJOFTIMI+EMRAT)
5 Mars 2020, 12:47Nga DOSJA
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar Formularin e deklarimit të burimit të pasurisë tek biznesmeni kontravers, Mond Bega, i njohur edhe si Edmond Bego, një nga emrat e shumëakuzuar nga Partia Demokratike për lidhjen miqësore sipas demokratëve me Taulant Ballën. Bego, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Me një sërë biznesesh luksi në kryeqytet, biznesmeni njihet edhe me disa emra të tjerë si “Manoli Irfan Bega:, Saimir Sina, apo edhe Belul Gjahtari. Ai është arrestuar në Greqi për trafik droge, ndërkohë që shteti italian e ka dënuar atë me 21 vite burg, që gjykata e Lartë ia ka konvertuar në 4 vite burg.
Emri i dytë i listës së sotme, është Eduart Nazari nga Berati, i arrestuar në Greqi me një makinë “Benz” me targa greke “AA 811 GL“, në të cilën ndodhej një sasi prej 3.5 kilogram heroinë.
Edhe emri i tretë është një personazh i njohur për blutë e Beratit. Ai është Gentian Cako, i dënuar nga Gjykata e Korçës për vrasje. Ai u arrestua disa vite më parë, pasi gjykata e Milanos e kishte dënuar me 16 vjet e 10 muaj burg për trafik droge. Policia bën me dije se Cako ishte në kërkim prej vitit 2007, ndërsa ndalimi u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian.
Njoftimi i plotë:
OFL, 5 mars Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:
E. N., banues në Berat, arrestuar në vitin 2013, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
G. Ç., banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim”.
M. B., banues në Tiranë, dënuar në Itali me 11 vjet burg, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka humbur një prej gjyqeve, ku ka paditur ish-kryeministrin Sali Berisha. Njoftimi është dhënë nga avokati Dorian Matlija, i cili ...
TROPOJË- Bashkia Tropojë ndëeron me titullin ‘Qytetar Nderi’, Zarife Hasanajn, e cila humbi jetën në krye të detyrës në Letoni. Sipas bashkisë, nëntetarja ...
TIRANË– U bë kohë që nuk kam shkruar për jetën në Shqipëri. Më poshtë kam renditur, me pak ironi, disa nga zakonet dashamirëse të shqiptarëve.1—Gjithmonë m...
TIRANE- Botuesi dhe pronari i Universitetit Evropian të Tiranës, Henri Çili ka dalë në një konferencë në hotel “Rogner”, ku ka shpjeguar versionin e tij ...
Fier- Detaje të reja kanë dalë nga helimi masiv që ndodhi ditën e djeshme në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier. “Abc news” raporton se një nga nxënësit që është ...
FIER– Mëngjesi i sotëm ka nisur sërish me probleme në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, pasi një tjetër nxënëse dyshohet se është helmuar dhe është transpotuar ...
Fier- Nxënësit e gjimnazit “Janaq Kilica”në Fier janë nxjerrë sot fshehurazi për ajrosje nga pjesa e pasme e shkollës, gjë që konfirmon se të rinjtë nuk ndihen ...
TIRANË– Një nga banorët e zonës së Astirit, ku sot nisi aksioni për shembjen e 30 banesave të tjera është shprehur nuk do të shkulet nga Zona e Unazës së R...