Aktualitet

Detaje nga helmimi masiv në Fier/ Tek gjimnazi “Janaq Kilica” u hodh në ajër spraj kundër arinjve, çfarë dëshmoi 15-v

5 Mars 2020, 11:18 Nga DOSJA
Detaje nga helmimi masiv në Fier/ Tek gjimnazi “Janaq Kilica” u

Fier- Detaje të reja kanë dalë nga helimi masiv që ndodhi ditën e djeshme në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier. “Abc news” raporton se një nga nxënësit që është proceduar për këtë ngjarje, ka dëshmuar në Polici se ai bashkë me shokun e tij, kanë hedhur në ajër një spraj që përdoret për t’u mbrojtur nga kafshët e egra në mal. Spraji në fjalë përdoret nga alpinistët dhe gjahtarët me qëllim mbrojtjen në rast se sulmohen nga kafshët e egra, kryesisht arinjtë. Po kështu, i riu është shprehur se sprajin e kishte blerë në njërin prej dyqaneve të shitjes së armëve të gjahut në zonë.

Një helmim masiv u përsërit një ditë më parë në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës u dërguan me shenja të rënda helmimi në spital, pasi u ndjenë keq gjatë orëve të mësimit. Dyshohet se ata janë helmuar nga një spraj, që lëshohet në ajër. Për këtë ngjarje Policia ka proceduar dy të rinj, përkatësit  A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ndërkohë sot u nis me urgjencë drejt spitalit të Fierit një tjetër nxënëse, për të cilën drejtoresha e Spitalit të Fierit, Nevila Shuke deklaroi se vajza kishte vetëm gjendje ankthi. Për këtë ngjarje drejtoresha e DAR në Fier, hodhi poshtë versionin e helimit dhe u shpreh se vajza pati disa probleme ngaqë është shtatzënë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dëshmon 15-vjeçari i proceduar helmimi masiv ne fier dëshmon 15-vjeçari i proceduar helmimi masiv ne fier

Sondazh

Poll