Aktualitet

Banori i Astirit shpërthen ndaj ambasadorëve: Marrin gratë dhe vajzat tona e i çojnë në hotele, nuk më del shpirti pa e p

5 Mars 2020, 10:42 Nga DOSJA
Banori i Astirit shpërthen ndaj ambasadorëve: Marrin gratë dhe

TIRANË– Një nga banorët e zonës së Astirit, ku sot nisi aksioni për shembjen e 30 banesave të tjera është shprehur nuk do të shkulet nga Zona e Unazës së Re. I nervozuar, përpara kamerave, banori tha se nuk i del shpirti pa e parë Ramën përpara drejtësië, teksa shtoi edhe pjesën e Kaninit. Banori tha se Artan Lame, të cilin e quajti kufomë, kur të përmendë Sali Berishën duhet të shikojë veten sepse nuk është as sa çorapi i Berishës. Banori akuzoi edhe ambasadorët që vijnë në Shqipëri dhe tha se ata marrin gratë dhe vajzat e i çojnë nëpër hotele.

“Me taksat tona strehuan të dëmtuarit e tërmetit. Shikoni tenderat e Veliajt, vetë e ka bo, vetë e ka rrethu. Neve nuk na lejojnë të drejtën. Nuk më del shpirti pa e pa atë Raëmn para drejtësisë, ose Kanunit…e di mirë ai se çfarë është kanuni. Ndërsa atij kufomës, Artan Lames që thotë se kanë bërë legalizime në kohën e Berishës, i them o plehrë, o kufomë….përpara se të përmendësh Berishën, shiko mirë, se nuk je as sa çorapi i tij. unë  u bëj thirrje njerëzve që të mos largohen, të mos e lënë këtë vend në duart e kriminelëve. Sepse ambsadorët vijnë dhe marrin gratë e vajzat tona, e i çojnë nëpër hotele. Por këto i bën Edi Rama plehra…..ai plehra i Italisë që u ka marrë gratë shokëve,”- shprehet banori.

Inspektoriati Kombëtari i Mbrojtjes së Territorit, Forcat e Rendit dhe FNSH kanë nisur sërish askionin mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit, për shembjen e  30 ndërtesave, në kuadër të projektit për vijimin e punimeve në “Unazën e Re”, në lotin e dytë. Policia ka bllokuar një nga akset rrugore në këtë zonë, duke mos lejuar qarkullimin e makinave. Trafiku është devijuar nga rrethrrotullimi i Astirit deri tek ish-sheshi Shqiponja dhe automjetet kalojnë në rrugën që lidh zonën e Astirit me Mëzezin. I pranishëm ishte edhe Balliu, i cili shtoi se banorëve të Astirit do t’u kthehet çdo cent.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksion per prishjen e 30 banesave ne astir banori i astirit klevis balliu unaza e re aksion per prishjen e 30 banesave ne astir banori i astirit klevis balliu unaza e re

Sondazh

Poll