Aktualitet

“Të ishe burrë do jepje dorëheqjen”/ Avokati Matlija nxjerr vendimin: Rama ka humbur gjyqin me Berishën

5 Mars 2020, 12:36 Nga DOSJA
“Të ishe burrë do jepje dorëheqjen”/ Avokati Matlija

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka humbur një prej gjyqeve, ku ka paditur ish-kryeministrin Sali Berisha. Njoftimi është dhënë nga avokati Dorian Matlija, i cili në Facebook ka publikuar një vendimin e datës 18 shkurt të këtij viti ku thuhet se gjykata, ka vendosur rrëzimin e padisë. Ende nuk dihet se për cila padi i ësht¡ rrëzuar nga gjykata kryeministrit.

Gjykata vendos rrëzimin e padisë. Rrëzimin e kundërpadisë. Shpenzimet gjyqësore të padisë i ngarkohen paditësit të kundërpaditur. Shpenzimet gjyqësore të kundërpadisë i ngarkohen të paditurit kundërpaditës. Kundër këtij vendimi lejohet ankim, në Gjykatën e Apelit Tiranë, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. U shpall në Tiranë më dalë 18.02.2020, sekretare Laura Mara“, thuhet në vendim.

Për këtë vendim avokati, Maltija ka deklaruar se Rama po të ishte burrë do jepte dorëheqjen, pasi ky i fundit ka deklaruar se do të fitonte të gjitha gjyqet që kishte me “shpifësit”.

“Diku nga fundi i dhjetorit, kur kapardisej ne Kuvend qe do i fitonte te gjitha gjyqet per shpifje, Rama tha se po te humbte nje gjyq do ikte nga skena. Ja pra qe ndodhi. Humbi gjyqin me Berishen, pasi nuk bindi dot nje gjyqtare qe e ka kalu ventingun. Te ishte burre do jepte doreheqjen, por meqe eshte legen po pres te beje justifikimet e zakonshme apo heshtjen sikur nuk ka ndodhur asgje. Mos me zhgenje o Skenderbe i mbetur ne tentative.”, shkruan ai në postimin e Facebook.

Kryeministri Rama ka ngritur me dhjetra padi për shpifje ndaj kujdo që denoncon apo ngre akuza ndaj tij. Edi Rama ka deklaruar më herët se do t’i fitojë të gjitha gjyqet.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama rama humb gjyqin me berishën sali berisha edi rama rama humb gjyqin me berishën sali berisha

Sondazh

Poll