Aktualitet

Helmimi në Fier/ Koas në shkollën “Janaq Kilica”, pas sherrit të prindërve me drejtoreshën, nxënësit nxirren fshehur

5 Mars 2020, 10:42 Nga DOSJA
Helmimi në Fier/ Koas në shkollën “Janaq Kilica”, pas

Fier- Nxënësit e gjimnazit “Janaq Kilica”në Fier janë nxjerrë sot fshehurazi për ajrosje nga pjesa e pasme e shkollës, gjë që konfirmon se të rinjtë nuk ndihen mirë nëse qëndrojnë në klasat e tyre. Në pamjet e sigurura nga “Abc News” shfaqen dhjetëra nxënës në oborrin e pasëm të shkollës, ndërkohë që ata duhet të ishin nëpër klasa për të vijuar procesin mësimor. Ky veprim është bërë pas debatit të ashpër të drejtoreshës së DAR, Yllka Becit dhe prindërve, ku kjo e fundit ngulmonte se brenda shkollës nuk ka asnjë problem.

 

Ditën e sotme u nis me urgjencë drejt spitalit të Fierit një tjetër nxënëse dhe dyshohet se ajo është helmuar. Për këtë ngjarje drejtoresha e DAR në Fier, hodhi poshtë versionin e helimit dhe u shpreh se vajza pati disa probleme ngaqë është shtatzënë. Ndërsa një helmim masiv u përsërit një ditë më parë në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës u dërguan me shenja të rënda helmimi në spital, pasi u ndjenë keq gjatë orëve të mësimit. Dyshohet se ata janë helmuar nga një spraj, që lëshohet në ajër. Për këtë ngjarje Policia ka proceduar dy të rinj.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet helmimi masiv ne fier helmimi masiv ne fier

Sondazh

Poll