Aktualitet

“Është shtatzënë”/ Nxënësja u dërgua në spital pas helmimit, prindërit mohojnë deklaratën e drejtoreshës në Fie

5 Mars 2020, 10:46 Nga DOSJA
“Është shtatzënë”/ Nxënësja u

FIER– Mëngjesi i sotëm ka nisur sërish me probleme në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, pasi një tjetër nxënëse dyshohet se është helmuar dhe është  transpotuar me ambulancë në spital.

Ndërkohë, Drejtoresha e zyrës Arsimore, Yllka Beci gjatë tensionit të krijuar para shkollës, tha se vajza ishte shtatzënë, por  një gjë e tillë është mohuar nga prindërit e vazjës, jashtë kamerave.

A mund të të them diçka si nënë dhe grua para kamerave? Me kamera do ta them. Se vajza është shtatzënë, pati probleme dhe e nisëm në spital. Po është shtatzënë”,  u shpreh Yllka Beci.

Një helmim masiv u përsërit një ditë më parë në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës u dërguan me shenja të rënda helmimi në spital, pasi u ndjenë keq gjatë orëve të mësimit. Dyshohet se ata janë helmuar nga një spraj, që lëshohet në ajër, duke përsëritur të njëjtën gjë që ndodhi rreth një javë më parë, ku u helmuan 7 nxënës, po të kësaj shkolle. Për këtë ngjarje, Policia ka proceduar  2 të rinj, nga 15-vjeç.

(a.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet helmimi masiv ne fier ylka beci helmimi masiv ne fier ylka beci

Sondazh

Poll