Aktualitet

U dyshua se vdiq nga koronavirusi/ MSH: Gruaja nuk ishte e prekur, rasti kompleks

5 Mars 2020, 11:58 Nga DOSJA
U dyshua se vdiq nga koronavirusi/ MSH: Gruaja nuk ishte e prekur, rasti

KORÇË– Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rezultatet e analizave të 50 vjeçares, e cila ndërrroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Korçës. Sipas njoftimit të ministrisë, rasti i Korçës ka rezultuar negativ, duke kuptuar që gruaja nuk ishte e prekur nga koronvirusi.

“Janë testuar 8 raste të reja negative, në total 50 raste të dyshuara negative. Kanë hyrë 18030 udhëtarë në Shqipëri. Te 127 në 24 orët e fundit ka pasur 1427 thirrje dhe vetëm 32 me shenja të koronavirusit. Njoftoni 127 kur keni dyshime. Rasti i Korcës rast kompleks, me edem pulmonare dhe ka rezultuar grip tipi A. Për coronavirusin doli negativ.  Asnjë shqiptar i prekur nga koronavirusi”.

Një 50-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Korçë, pas problemeve të shumta që kishte shfaqur me frymëmarrjen. Viktima vuante dhe nga diabeti dhe ndërroi jetë në spital. Fillimisht u dyshua se gruaja ishte e prekur nga koronavirusi.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce mimnistria e shendetesise vdes gruaja ne korce korce mimnistria e shendetesise vdes gruaja ne korce

Sondazh

Poll