Politike

Komiteti i Rindërtimit/ Yuri Kim: Procesi të jetë transparent, të lumtur që jemi pjesë e donatorëve

4 Mars 2020, 12:17 Nga DOSJA
Komiteti i Rindërtimit/ Yuri Kim: Procesi të jetë transparent,

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë procesit të rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. E pranishme në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit, që po zhvillohet për herë të parë pas konferencës së donatorëve. Kim tha se është e lumut që është pjesë e donatorëve dhe se procesi duhet të jetë transparent.

“Jemi të lumtur që jemi pjesë e donatorëve. Donacionet e dhëna janë shprehje të solidaritetit me popullin shqiptar, por përbëjnë edhe një investim simbolik e real për Shqipërinë, kështu që është kënaqësi për ne që shohim që po organizoheni. Procesi duhet të jetë transparent. Për ne si SHBA është hera e parë që ju kemi qëndruar pranë në një moment të tillë të vështirë, por do të vazhdojmë të jemi krah jush të ofrojmë ndihmën teknike që mund tu nevojitet për tu siguruar që donacionet nga gjithë bota, por edhe tonat, të shpenzohen në përfitim të shqiptarëve,”– u shpreh Kim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mblidhet komiteti i rindërtimit yuri kim mblidhet komiteti i rindërtimit yuri kim

Sondazh

Poll