Politike

“Kam ca rroba që mezi pres t’i vesh”, Rama flet për negociatat: Dasmën ta thërrasë BE-ja këtë radhë, ne u krekosë

4 Mars 2020, 11:59 Nga DOSJA
“Kam ca rroba që mezi pres t’i vesh”, Rama flet për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh se shpreson që thirrjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë ta marrë nga BE-ja, teksa shtoi me humor se ka disa rroba në dollap që mezi pret t’i veshë për atë rast.

I pranishëm në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit që është zhvilluar për herë të parë pas konferencës së donatorëve, ku Shqipërisë iu premtuan 1.15 miliardë euro grante dhe hua, Rama foli edhe për negociata ku shtoi se BE-ja është e ngadaltë në procedura.

Uroj që dasma këtë herë të thirret nga BE-ja jo nga ne, sepse kur e thirrëm ne, u veshëm, u krekosëm dhe erdhëm, ju na latë të prisnim. Tani presim që të na thërrisni ju në dasëm. Kam disa rroba në dollap që mezi pres t’i vesh,”– tha kryeministri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama negociatat me shqiperine edi rama negociatat me shqiperine

Sondazh

Poll