Politike

Helmimi i 30 nxënësve/ Boçi: Papërgjegjshmëri dhe paaftësi totale e shtetit për të siguruar jetën e fëmijëve brenda n

4 Mars 2020, 11:43 Nga DOSJA
Helmimi i 30 nxënësve/ Boçi: Papërgjegjshmëri dhe

Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi ka reaguar për helmimin e 30 nxënëve të shkollës “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Në një postim në Facebook, Boçi shprehet se nxënësit në atë shkollë nuk janë të sigurt, pasi e njëjta ngjarje u ripërsërit brenda pak ditësh.

“Mund të shpërndahet drogë dhe për drejtuesit e Ministrisë e Policisë situata është normale. Mund të ushtrohet dhunë e të gjitha formave dhe kjo është normale për qeverinë e ndritur. Mund të helmohen nxënësit dhe gjithcka interpretohet si normale, si diçka që “ndodh edhe nëpër filma.” Anormale duket të jetë tashmë vetëm transmetimi i dijes dhe i edukimit. E vërteta ulëritëse është se shkollat tona janë helmuar! Janë helmuar deri në asht. Janë helmuar me rilindje! E vetmja zgjidhje: Futja në karantinë disavjeçare e Rilindjes.”, shprehet ndër të tjera ai.

Reagimi: 

HELMIMI I SHKOLLËS

Helmimi i përsëritur i nxënësve të së njëjtës shkollë, “Janaq Kilica” në Fier, nuk ngjan më rastësi. Më së paku është papërgjegjshmëri dhe paaftësi totale për të siguruar jetën e fëmijëve brenda në shkollë. Varianti i reaksionit kimik i dhënë si arsye pak ditë më parë, është përsëritur. Nuk ka rëndësi, nëse është shkaktuar nga një nxënës i papërgjegjshëm apo për shkak të korrupsionit tenderues në shkollat tona, në të cilat kanë hyrë lloj lloj lëndësh kimike të pakontrolluara për efektet e tyre toksike. Rëndësi ka që nxënësit nuk janë të sigurtë dhe kjo ndodh në mënyrë të përsëritur brenda pak ditëve. Reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe strukturave të policisë, në rastin e parë, ka qenë zero. Asnjë masë nuk u mor, sepse drejtuesit janë militantë partiakë dhe pasoja e sotme nuk vonoi të vinte. Shkollat tona sot i ngjajnë vendeve ku gjithçka mund të ndodhë.
Mund të shpërndahet drogë dhe për drejtuesit e Ministrisë e Policisë situata është normale. Mund të ushtrohet dhunë e të gjitha formave dhe kjo është normale për qeverinë e ndritur. Mund të helmohen nxënësit dhe gjithcka interpretohet si normale, si diçka që “ndodh edhe nëpër filma.” Anormale duket të jetë tashmë vetëm transmetimi i dijes dhe i edukimit. E vërteta ulëritëse është se shkollat tona janë helmuar!
Janë helmuar deri në asht. Janë helmuar me rilindje! E vetmja zgjidhje: Futja në karantinë disavjeçare e Rilindjes.

Një helmim masiv është përsëritur sot në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës janë dërguar me shenja të rënda helmimi në spital, pasi janë ndjerë keq gjatë orëve të mësimit. Dyshohet se ata janë helmuar nga një spraj, që lëshohet në ajër, duke përsëritur të njëjtën gjë që ndodhi rreth një javë më parë, ku  u helmuan 7 nxënës, po të kësaj shkolle.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike helmim masiv ne fier luçjano boçi helmim masiv ne fier luçjano boçi

Sondazh

Poll