Politike

Meta publikon fjalimin e studentes: Në vitet e fundit janë larguar nga vendi 400 mijë shqiptarë, zëri i të rinjve nuk mund

4 Mars 2020, 11:16 Nga DOSJA
Meta publikon fjalimin e studentes: Në vitet e fundit janë larguar nga

Tiranë- Presidenti, Ilir Meta ka reaguar sërish në rrjetet sociale, ku është shprehur se 400 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj janë larguar jashtë vendit, vetëm në vitet e fundit. Kreu i shtetit në një postim në Facebook, ka publikuar fjalimin e studentes në manifestim e 2 marsit, Oneda Skënderi, dhe është shprehur se zëri i të rinjve nuk mund të mungonte atje.

“E ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë tanë, studentët dhe të sapodiplomuarit. Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të Shqipërisë. 400 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit. Ndaj zëri i të rinjve dhe të rejave nuk mund të mungonte në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar për mbrojtjen e Kushtetutës. Duke e falenderuar studenten e shkëlqy…”, shprehet presidenti Ilir Meta.

Mëngjesin e sotëm, Ilir Meta deklaroi se deri në përfundin e mandatit të tij, si president do të mbrojë Kushtetutën e Shqipëri. Dy ditë më parë Ilir Meta zhvilloi manifestimin dhe tha që është nisja për shpartallimin e grushtit të shtetit. Në tubimin e 2 marsit, Meta firmosi para sovranit dekretin e tij të parë për rrëzimin e marrjes së kompetencave të Presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke i dhënë kohë maxhorancës deri më 15 mars për të kaluar ligjin për Reformën Elektorale. Ndryshe sipas Metës, ai do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit. Ndërsa një ditë më parë ai publikoi edhe argumentet për kthimin e pr/ligjit në Kuvend. Gjithashtu gjatë fjalës para qytetarëve Meta mori në dorë dhe një flamur amerikan, e ky gjest ngjalli debate. Pas përfundimit të manifestimit reagoi ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila shprehu habinë pse u valëvit flamuri i vendit të saj në atë që ajo e quajti protestë. Meta i pyetur për këtë deklaratë tha se nuk kishte asnjë koment.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta manifestimi i metes ilir meta manifestimi i metes

Sondazh

Poll