Politike

Soreca flet për konferencën e donatorëve: Mundësi e re për Shqipërinë, procesi do të jetë llogaridhënës

4 Mars 2020, 12:05 Nga DOSJA
Soreca flet për konferencën e donatorëve: Mundësi e re

TIRANË- Ambasadori i BE, Luigi Soreca, mbajti fjalën e tij në konferencën e Rindërtimit, e cila po zhvillohet sot në Tiranë. Soreca deklaroi se kjo është një mundësi e re për Shqipërinë.

Në fjalën e tij ambasadori i BE, tha se do të sigurohemi që i gjithë procesi të jetë transparent dhe llogaridhënës. Më tej Soreca shtoi se pas tre javësh do ketë një mbledhje në Bruksel, ku do të flasë për ndihmat e dhëna nga vendet anëtare të BE për Shqipërinë.

“Jemi krenarë për konferencën që u bë, nuk ishte e thjeshtë. Kjo është një mundësi e re për Shqipërinë. Do sigurohemi që i gjithë procesi të jetë transparent dhe llogaridhënës. Për pjesën e parë të 15 milionëshit, kemi folur me ministrin për mënyrën se si do shkojë harxhimi i kësaj shume. Na pëlqen oferta e Ahmetajt për pjesëmarrjen në komisionin e transparencës. Kini parasysh që punojmë gjatë gjithë kohës. Pas tre javësh do ketë një mbledhje të madhe në Bruksel, ku do flas edhe për këtë gjë. Ndihmë dhe kontribut konkret.”, u shpreh Soreca në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit .

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca mblidhet komiteti i rindërtimit luigi soreca mblidhet komiteti i rindërtimit

Sondazh

Poll