Politike

Raporti i “Freedom House”/ Basha: Shqipëria ka probleme të mëdha me demokracinë, korrupsionin, censura mbi mediet

4 Mars 2020, 09:20 Nga DOSJA
Raporti i “Freedom House”/ Basha: Shqipëria ka probleme të

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reagura për raportin e Freedom house, ku thotë se Demokracia në Shqipëri ka pësuar rënie, për shkak të përplasjeve të fuqishme politike. Përmes një postimi në Twitter, Basha shprehet se Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut.

“Sipas @Freedomhouse Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut. Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet”, shkruan Basha në Tëitter.

OrganizataFreedom House” ka publikuar raportin ku thotë se demokracia në Shqipëri ka pësuar rënie, shkak për këtë janë bërë përplasjet e fuqishme politike. Freedom House thotë se demokracitë e konsoliduara janë në rënie, ndërsa bota për të 14-in vit radhaz përjetoi përkeqësim të të drejtave politike dhe lirive civile. Raporti thotë se jemi në një botë pa udhëheqje demokratike.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha raporti i freedom house për demokracinë lulzim basha raporti i freedom house për demokracinë

Sondazh

Poll