Politike

Koronavirusi/ Manastirliu mbledh Task- Forcën: Kemi testuar 42 raste, asnjë i infektuar deri më tani në Shqipëri

4 Mars 2020, 08:19 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Manastirliu mbledh Task- Forcën: Kemi testuar 42 raste,

Tiranë- Mblidhet sërish Task-Forca për koronavirusin. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se deri më tani në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ajo theksoi se janë testuar 42 raste por kanë rezultuar negative.

“Dua t’ju informoj që Shqipëria deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri. Puna vijon me intensitet tek ata persona që konsiderohen si raste të dyshuara. Deri më tani janë bërë 42 testime dhe kanë rezultuar negative. Dua që të mbështes të gjithë punën e strukturave tona në terren, dua t’ja filloj nga mjekët në pikat kuftare, ku po bëhet një punë voluminoze për të kontrolluar udhëtarët. Mbështes punën e urgjencës kombëtare, jo vetëm pritjen e telefonatave, por edhe dhënien e këshillave. Strukturat e spitaleve tona, duke nisur nga ISHP dhe të gjitha spitalet e tjera që po punojnë në mënyrë të koordinuar. Nga tjetër dua të konfirmoj që po vijojmë me të gjitha masat për të shtuar stokun për masat personale, do të mbrojmë stafin mjekësor ndaj këtij virusi. Puna jonë do të vijojë.”, u shpreh Manastirliu.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3200 viktima dhe afro 93.129 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 79 viktima dhe mbi 2.200 mijë të infektuar, por në 24 orët e fundit ka shënuar një ulje të rasteve të reja nga virusi. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mblidhet task-forca për koronavirusin ogerta manastirliu mblidhet task-forca për koronavirusin ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2020, 16:38

THUMANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin për banesat dhe qendrën e re që do të ndërtohet në Thumanë, e cila ishte një nga zonat më të prekura...