Politike

Reforma Zgjedhore/ Anëtarët e Këshillit Politik takim me ambasadorët, Bylykbashi: Shpalosa propozimet e PD-së

4 Mars 2020, 09:57 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore/ Anëtarët e Këshillit Politik takim me

Tiranë- Ditën e sotme Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashki, anëtarë të Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, zhvilluan një takim me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim,ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca dhe me Bernd Bochardt, ambasadorin e OSBE-së.

Pas takimit, Oerd Bylykbashi ka deklaruar për mediet se para ndërkombëtarëve ka shpalosur propozimet e PD-së për Reformën Zgjedhore.

“Ishte një ftesë e bërë në këtë takim të përfaqësuesve të vendeve të OSBE-së, ku ne patëm mundësinë që të shpalosim jo vetëm aspektet teknike të propozimeve tona, por mbi të gjtha  qëndrimin tonë politik, i cili nënvizon mbi të gjitha angazhimin e palëkundur politik të opozitës në Reformën Zgjedhore. Bërja e Reformës Zgjedhore është një nga kushtet e Bundestagut në raport me atë që është interesi primar në Shqipëri, që është integrimi në BE. Ju e keni parë, ne kemi bërë propozime teknike të cilat synojnë largimin e krimit nga politika, goditjen e krimit zgjedhor pa vonesë dhe në mënyrë efektive, garantimin e lirisë dhe  sekretit të votës, financimi i partive i shkëputur nga oligarkia dhe krimi. Opozita nuk pranon asnjë lloj reforme zgjedhore që është vetëm për të shënuar faqen dhe për të thënë se e kryem këtë gjë. Ajo që i duhet shqiptarëve është një Reformë Zgjedhore, që i garanton ata nga vulleneti i një kryeministri grabiqar, i cili grabit zgjedhjet për të grabitur paratë e shqiptarëve”, u shpreh Bylykbashi.

Një ditë më parë Partia Demokratike bëri në Këshillim Politik disa propozime për financimin e partive politike. Sipas draftit të PD, burimet e financimit të fushatës për subjektet zgjedhore janë fondet e dhëna paradhënie nga Buxheti i Shtetit për partitë politike, të regjistruara si subjekte zgjedhore.

Pas mbledhjes për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri u shpreh se socialistët janë dakord për financimin miks të partive. Ndërsa,  Oerd Bylykbashi deklaroi se për financimin e partive, nuk do të lejohen paratë që vijnë nga krimi.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike konsensusi i paleve per zgjedhoren oerd bylykbashi konsensusi i paleve per zgjedhoren oerd bylykbashi

Sondazh

Poll