Politike

PD publikon investigimin e medies ndërkombëtare: Ortaku i Olsi Ramës dhe këshilltari i Xhaçkës i përfshirë në një skem

4 Mars 2020, 09:00 Nga DOSJA
PD publikon investigimin e medies ndërkombëtare: Ortaku i Olsi

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar investigimin e medias ndërkombëtare, ku tregohet se Armant Josifi, ortak i vëllait të kryeministrit dhe këshilltar i ministres së Mbrojtjes, është i përfshirë në një skemë mashtrimi ndërkombëtar. Zhupa ngre edhe disa pyetje që kërkojnë sqarim.

POSTIMI I PLOTË I INA ZHUPËS:

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa publikon investigimin e medias ndërkombëtare:

Armant Josifi, ortaku i Olsi Rames dhe njekohesisht keshilltari i Olta Xhackes, sipas investigimit te gazetareve te 23 vendeve te botes eshte i perfshire ne nje skeme mashtrimi nderkombetar multimilionere! Nuk eshte hera e pare qe Shqiperia fale ortakerive, miqesive, kusherinjve, bashkepunetoreve te Rames te citohet ne mediat boterore per krime, droge, mashtrime!

Mashtrimi multi-milionësh i kompanisë së call center-ave, në Tiranë administrohet nga Josifi thote investigimi i publikuar ne mediat prestigjioze. Bëhet fjalë për kompaninë Milton Group me bazë në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës qe merret me mashtrimin me kriptomonedhat. Qytetarë nga Evropa dhe shtete të tjera jo-evropiane kanë rënë pre e një skeme mashtruese duke humbur edhe deri në 40 mijë euro një person. Atyre u premtohej rritje e investimit të tyre por kjo skemë mashtruese gjigante i ka siguruar Milton Group një fitim prej 70 milionë dollarësh.

Disa prej mediave ndërkombëtare, që kanë publikuar skandalin, si La Stampa dhe El Confidencial japin detaje interesante sa i përket operimit të Milton Group në Shqipëri. Ky call center në vendin tonë menaxhohet nga Amant Josifi, këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili perfshihet ne investigim edhe si ortaku i vellait te kryeministrit shqiptar Edi Rama. Josifi ka qene ortaku i Olsi Rames ne Pegasus Communication!

Shqiptarët kanë të drejtë të dinë:

Si mund të vazhdojë të qëndrojë këshilltar në ministrinë e mbrojtjes kur akuzohet për mashtrim ndërkombëtar nga një investigim serioz?

Kush është mbrojtja shtetërore që ka Jozifi?

Sa ka ndikuar ortakëria me Olsi Ramën në Pegasus Communication për të pasur favore pushteti?

A është Xhacka e përfshirë apo në dijeni të kesaj skeme?

A është Edi Rama i përfshirë apo ne dijeni të kësaj skeme?

Pse duhet të paguajnë taksapaguesit shqiptarë një që akuzohet për mashtrim ndërkombëtar?

Cilat janë përfitimet që ky pozicion në Ministrinë e Mbrojtjes i krijon për lehtësira me autoritetet shqiptare?

A do hetojë prokuroria shqiptare në bazë te investigimit të publikuar?

(a.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike armant josifi ina zhupa olsi rama pd denoncon armant josifin armant josifi ina zhupa olsi rama pd denoncon armant josifin

Sondazh

Poll