Politike

PS ‘flakë për flakë’ me Metën/ Balla: Parlamentit i vjen anash, ka ardhur koha të kemi ligj për kompetencat e presiden

4 Mars 2020, 10:14 Nga DOSJA
PS ‘flakë për flakë’ me Metën/ Balla:

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se presidenti i Republikës nuk mund të shpërndajë dot Kuvendin, por kuvendi, mund të shkarkojë kreun e shtetit, duke e shpjeguar këtë si ndarje të kompetencave.  “Kushtetuta dhe rregullorja i kanë të përcaktuara rastet kur presidenti mund t’i drejtohet Kuvendi. Republika e Shqipërisë është e pastër. Presidenti i Republikës i zgjedhur në atë detyrë nga Kuvendi e di shumë mirë këtë mungesë të së drejtës së presidentit për të pasur këtë lloj qasje në raport me Kuvendit. Kuvendi mund ta shkarkojë presidentin. Presidenti i vjen anash Kuvendit për ta shkarkuar. Presidenti duhet të kuptojë se është një person nën hetim për shkelje të kushtetutës”, tha Balla.

Më tej, Balla iu përgjigj sërish Metës lidhur me ultimatumin e vendosur në manifestimin e 2 marsit, se nëse Kuvendi nuk tërhiqet për kthimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, atëherë do të shpërndajë Kuvendin. Balla tha:

“Unë nuk përgjigjem me emocione. Unë përgjigjem me respekt dhe drejtësi sa i përket Kushtetutës. E garantoj presidentit që do ta shqyrtojmë dekretin. Besoj që bashkëndajmë të gjithë vlerësimin që Shameti është një prej profesorëve të drejtësisë në vend. Shameti është iniciues i këtij ligji. Shameti është deputet i Skraparit dhe shpresoj që urrejtja e Metës të mos lidhet me të. Ka procedurë Kuvendi, në datën 5 njoftohet, prej atij momenti hyn në kalendar, që është 3 javor, shpresoj që komisioni i cështjeve ligjore të marrë kohën e nevojshme për ta shqyrtuar, e besoj që në mos në seancën e datës 19 mars, në seancën tjetër pasardhëse ai të jetë gati. Unë nuk flas për “besëlike” në asnjë moment, unë flas për procedurë parlamentare. Ne kemi mbështetur një projektligj që është i bazuar edhe në opinionet e Komisionit të Venecias që është institicion i gjithëpranuar për këshillimin që jep sa i përket cështjeve të një shteti me kushtetutën e vet, në këtë kuptim, Komisioni i Venecias e ka të qartë opinionin e vet për mekanizmat zhbllokues.”

Balla madje shkoi më tej, kur tha se ka ardhur koha që të ketë një ligj për kompetencat e presidentit.

“Ka ardhur koha, që jemi të vonuar, madje shumë të vonuar për të rregulluar funksionin edhe organizimin edhe të presidentit me një ligj që sic e ka cdo vend duhet të kemi dhe ne një ligj që duhet të parashikojë rastet kur Presidenti merr foltoren dhe e përdor atë për një garë të brendshme me opozitën. Kjo që po ndodh s’ka të bëjë aspak me një marrëdhënie normale të insititucionit të presidentit dhe Kuvendit, por me një garë të brendshme brenda opozitës ku është çelur një sezon, një garë për lidershipin, pasi të mbarojë ky proces do dimë kush është kryetari i ri i opozitës.”u shpreh numri dy i PS. 

I pyetur nga mediat, për pjesëmarrjen në këtë manifestim, Balla la të kuptohej se nuk ishte “xheloz”.  “S’kam asnjë koment se unë si organizator i vjetër i shumë protestave e takimeve elektorale të PS më duket normale të mbledhësh ato pak anëtarë partie që kanë mbetur nga falimentimi i SHPK siç thoshte Basha”, tha Balla.

Deklarata e Ballës, vjen dy ditë pas manifestimit të presidentit Ilir Meta, i cili tha se ka nisur shpartallimi i grushtit të shtetit. Meta firmosi në manifestim, dekretin e tij të parë për kthimin pas të ligjit të ndryshuar për betimin e gjyqtarëve, përfshirë këtu edhe ata që janë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese duke i dhënë kohë maxhorancës deri më 15 mars për të kaluar ligjin për Reformën Elektorale.  Ndryshe sipas Metës, ai do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta taulant balla ilir meta taulant balla

Sondazh

Poll