Politike

‘Ciu ciu, Tao Tao’, zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ballës: Të duket vetja i fortë, harroje zërin e Bablokut, dëgjo

4 Mars 2020, 11:26 Nga DOSJA
‘Ciu ciu, Tao Tao’, zëdhënësi i Metës i

TIRANË- Zëdhënësi i presidentit të Republikës, Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur deklaratës së numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili tha më herët se kreu i shtetit nuk mundet dot që të shpërndajë parlamentin, por Kuvendi mundet që t’a shkarkojë atë nga detyra. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Blushi thotë se Ballës i duket vetja i fortë ngaqë rri me “çuna problematikë”, referuar një nga shprehjet e cituara në dosjen e BILD, dhe e paralajmëron që të mos rrijë më me ta, por me popullin.

Ciu Ciu Tao Tao. Të duket vetja i fortë ngaqë rri me çuna problematikë, por lutju Zotit që të mos kthehet i gjithë populli në “problematik”. Tao Tao, harroje zërin e Bablokut! DËGJOJE ZËRIN E POPULLIT! ËSHTË ZËRI I ZOTIT!”-shkruan Blushi.

Deklaratat, vijnë dy ditë pas manifestimit të presidentit Ilir Meta, i cili tha se ka nisur shpartallimi i grushtit të shtetit. Meta firmosi në manifestim, dekretin e tij të parë për kthimin pas të ligjit të ndryshuar për betimin e gjyqtarëve, përfshirë këtu edhe ata që janë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese duke i dhënë kohë maxhorancës deri më 15 mars për të kaluar ligjin për Reformën Elektorale.  Ndryshe sipas Metës, ai do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike meta shperndan parlamentin taulant balla tedi blushi meta shperndan parlamentin taulant balla tedi blushi

Sondazh

Poll