Politike

Bylykbashi: Propozimi ynë zgjidh problemin e financimit të partive, nuk do lejohen me lekët që kanë burim krimin

VIDEO
Po ashtu sipas ish-deputetit të PD, me këtë projekt ligj synohet një kontroll më i madh për burimin e parave dhe po ashtu për bilancet e partive.
Featured image of article: Bylykbashi: Propozimi ynë zgjidh problemin e financimit të partive, nuk do lejohen me lekët që kanë burim krimin Ord Bylykbashi, ish-deputet i PD

TIRANË- Anëtari i Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi, ka dalë sot në një deklaratë për mediat pas takimit që është mbajtur për Reformën Zgjedhore. Në deklaratën e tij, Bylykbashi tha se opozita ka propozuar sot masa drastike për financimin e partive dhe kufizon ata që financojnë. Po ashtu sipas ish-deputetit të PD, me këtë projekt ligj synohet një kontroll më i madh për burimin e parave dhe po ashtu për bilancet e partive.

Kemi propozuar një projekt ligj që zgjidh menjëherë financimin e partive. Propozimi që bën opozita e bashkuar është një propozim drastik për financimin e partive dhe kufizon të gjithë ata që financojnë. Është një risi që të gjithë ata që kanë marrë para nga taksat e shqiptarëve, nuk mund të financojnë partitë politike. Ka dhe masa të tjera që do pengojnë qartazi që para kriminale të futen në financimin e partive.

Ne kërkojmë dhe kontrollin e financimeve të partive politike, pasi partitë nuk deklarojnë të gjitha ato që shpenzojnë. Një tjetër pikë që u diskutua ishte dhe për manipulimin e listave të zgjedhësve dhe këtë e bëjnë për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve. Sot kuptuam se qeveria nuk ka asnjë masë që zgjedhësit të votojnë aty ku kanë vendbanimin”, u shpreh Bylykbashi.

Partia Demokratike ka propozuar sot në Këshillim Politik disa propozime për financimin e partive politike. Sipas draftit të PD, burimet e financimit të fushatës për subjektet zgjedhore janë fondet e dhëna paradhënie nga Buxheti i Shtetit për partitë politike, të regjistruara si subjekte zgjedhore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

TRYEZA E ZGJEDHORES

Më 14 janar opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza e parë e palëve për Reformën Zgjedhore themeloi dhe Këshillin Politik, që përbëhet nga Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. 4 anëtarët e Këshillit Politik janë mbledhur disa herë, ku kanë miratuar dhe një kalendar për punën e tyre që do zgjasë deri më 15 mars, ditë kur duhet votuar dhe Reforma Zgjedhore. Këshilli Politik, bashkë me ekspertët brenda dhe jashtë partive si dhe me ndihmën e OSBE-ODIHR do të diskutojnë dhe do gjejnë zgjidhje për 13 tema, përfshirë këtu edhe dekriminalizimin dhe burimet e financimit, por dhe sistemin zgjedhor.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment