Politike

Vatra mbështet presidentin/ Meta poston deklaratën: Faleminderit për mbështetjen në momentet kyçe e vendimtare për kombin

2 Mars 2020, 12:31 Nga DOSJA
Vatra mbështet presidentin/ Meta poston deklaratën: Faleminderit

TIRANË- Organizata Panshqiptare në SHBA, ‘VATRA’ ka dalë sot me një deklaratë përshëndetëse për manifestin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit falenderon Vatrën për mbështetjen në momentet kyçe dhe vendimtare të kombit tonë.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Falenderim të përzemërt për VATRËN, organizatën më të vjetër Panshqiptare në SHBA, të themeluar nga dy korifejtë dhe personalitetet e mëdhaja të kombit tonë, Fan Noli dhe Faik Konica. Shqiptarët e diasporës, veçanërisht ata në SHBA, në momentet më kyçe dhe vendimtare të kombit kanë qenë shtysa kryesore për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Shqipërisë!

Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shumë herë thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta thirrja e metës për 2 marsin vatra ilir meta thirrja e metës për 2 marsin vatra

Sondazh

Poll