Politike

“Të gjithë me mimoza në duar në bulevard”/ Maliqi fton qytetarët në manifestimin e thirrur nga Meta: Ta divorcojmë ng

2 Mars 2020, 11:16 Nga DOSJA
“Të gjithë me mimoza në duar në bulevard”/

TIRANË– Deputeti Lefter Maliq u bëri thirrje qytetarëve dhe deputetëve të opozitës së re që të dalin të gjithë së bashku në bulevard për të larguar këtë qeveri nga vendi. Maliqi  në seancën e sotme plenare tha se kjo qeveri po varfëron çdo ditë e më shumë, ndaj sipas tij duhet larguar nga karrigia kryeministri dhe qeveria e tij.

“Të divorcojmë këtë njeri nga karrigia, ta largojmë njëherë e mirë këtë bandë që po varfëron vendin. Sot në orën 5 të gjithë bashkë në Bulevard me mimoza në duar për të larguar këtë të keqe nga vendi”, tha Maliqi.

Ndërkohë, në një reagim më herët, Maliqi e cilëson këtë tubim, si një uragan madhështor, i cili sipas tij do të çlirojë PS-në nga gruaja e Bilalit dhe vendin nga Rilindja e krimit dhe oligarkëve.

Në seancën e sotme plenare Rudina Hajdari deklaroi se ka qenë viktimë e dhunës dhe i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa për dhunën ndaj grave. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se në Shqipëri nuk ka asnjë person me koronavirus. Kryeministri Edi Rama deklaroi se OFL-ja ka si subjekt personat që janë dënuar nga gjykata. Po kështu, ai theksoi se amnistia fiskale se do të miratohet shumë shpejt me 84 vota dhe se do të ketë edhe një taksë të re.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lefter maliqi seanca plenare 2 mars 2020 thirrja e metës për 2 marsin lefter maliqi seanca plenare 2 mars 2020 thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll