Politike

2 orë manifestim/ Meta kthen me dekret ligjin për betimin e gjyqtarëve: Po s’më morën seriozisht, më 15 mars shpërndaj Parlamentin

  • Yuri Kim: Ishte protestë, jo manifestim. Ne s’kemi lidhje
  • Rama: S’mund ta shpërndajë parlamentin, PD u kthye në servis figurantësh
  • Meta: Nëse s’ka reflektim, shpërndajë parlamentin pas 15 Marsit
  • Meta: Kur bien institucionet, ngrihet populli! S’na fusni dot në xhep
  • Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.
    Featured image of article: 2 orë manifestim/ Meta kthen me dekret ligjin për betimin e gjyqtarëve: Po s’më morën seriozisht, më 15 mars shpërndaj Parlamentin Ilir Meta, President i Shqipërisë

    TIRANE- Për gati 2 orë është zhvilluar në paqe manifestimi i thirrur nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për të mbrojtur “Kushtetutën”. Me firmosjen e një dekreti për kthimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Meta i la afat parlamentit dhe qeverisë deri më 15 mars. Presidenti tha se deri në atë ditë, do të bëhet edhe miratimi i Reformës Zgjedhore dhe nëse “puçistët” vazhdojnë, atëherë ai tha se do të “hyjë në parlament dhe do e firmosë atje dekretin e shpërndarjes”.

    “Këtë flamur e mora pasi kanë ardhur me dhjetëra dhe me qindra shqiptarë nga Amerika, kanë lënë punët e tyre, e ngrita në respekt të gjithë miqve të mëdhenj në Amerikë, për kongresmenin Engel, që e kanë ndihmuar çështjen shqiptare, dhe që do të jenë gjithmonë gati për të mbrojtur interesat tona. Përpara se të bëj betimin tim si kryetar i shtetit, si komandat i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kërkoj nga studentja të më ndihmojë ta puth këtë flamur (puth flamurin kuqezi). Nëse grushti i shtetit dhe organizata mafioze ndërkombëtare që ka vite që luan me sovranitetin e popullit tonë nuk e merr seriozisht këtë dekret, ju jap fjalë në emër të këtij flamuri që janë vrarë mijëra dëshmorë dhe heronj,  se mbas datës 15 mars kur të përfundojë reforma zgjedhore, që është një kusht, nëse nuk do ta marrin seriozisht, populli kuqezi që votoi sot për grushtin e shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por atje në mes të parlamentit, në mes të krimit, dhe do ti bëj thirrje gjithë popullit shqiptar, unë i pari dhe gjithë populli kuqezi”, tha Meta.

    Manifestimi nisi 7 folës, ku spikati artisti Bujar Kapexhiu e juristi Ledi Bianku, ndërsa i fundit ishte kreu i shtetit, Ilir Meta. Gjithashtu, në manifestim nuk munguan as liderët e opozitës, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, kjo e fundit u pa e tërhequr nga turma e të pranishmëve.

     

     

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

     

     

     

     

    1000 efektivë policie punonjës të rendit, Forcat Shqiponja dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin sot në terren, për të garantuar sigurinë e manifestimit.

    Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje ai i quan pjesë të grushtit të shtetit. Po kështu,  një ditë më parë Presidenti Ilir Meta  paralajmëroi se do të dërgojë në SPAK Kuvendin, të cilin ai e quajti ‘kuvendi mavri’ për ligjin për dividendin, me argumentin se personat që po favorizohen nga ky ligj janë oligarkët pas ndryshimeve të bëra.

    (J.V;F.G/Dosja.al)

    • 19:42

      FOTO/ Meta reagon pas manifestimit dhe falenderon popullin: Foli qartë, uragani kuqezi në mbrojte të Kushtetutës

      Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të manifestimit, ku ka falenderuar qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së tij. Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se populli shqiptar foli qartë dhe sipas tij janë të gjithë në mbrojtje të Kushtetutës.

      Qytetarët në manifestim

      “Populli shqiptar foli qartë: URAGANI KUQEZI në mbrojtje të KUSHTETUTËS! SHQIPËRIA është e jona! Zoti e bekoftë ATDHEUN tonë të dashur! FALEMINDERIT TË GJITHËVE! 🇦🇱 #PërKushtetutën🇦🇱 #PërRepublikën🇦🇱 #PërShqipërinë🇦🇱 #PërKombin🇦🇱”, shkruan Meta.

    • 18:58

      Të gjithë në shesh/ Meta ka një lutje për qytetarët: Mos i jepni alibi puçistëve, mimozat dhurojani policëve

      Presidenti Ilir Meta ka pasur një lutje për të gjithë qytetarët e mbledhur në shesh. Kreu i shtetit i kërkoi qytetarëve që të mos dhunonin institucionet e shtetit, por t’u dhuronin lule punonjësve të Policisë.  

      “Kam një lutje për të gjithë ju. Lutja e fundit për ju: mos i jepni alibi puçistëve dhe mos qëlloni asnjë mimozë në drejtim të institucioneve. Mos hidhni asnjë mimozë, mimozat dhurohen. Dhurojani policëve tonë,”-u shpreh Meta.

    • 18:44

      Meta paralajmëron: Nëse s’ka reflektim, do ta firmos shpërndarjen e parlamentit pas 15 Marsit

      Presidenti Ilir Meta thotë se nëse grushti i shtetit dhe organizatat mafioze nuk e marrin seriozosh këtë dekret,  kreu i shtetit premtoi se këtë dekret do e firmosë në parlament pas 15 marsit.

      “Do bëjmë çdo për Amerikën që nuk dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët.  Kanë ardhur me dhjetëra e me qindra nga Amerika. Këtë flamur e ngrita për respekt të miqve tanë në Amerikë. Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vrarë mijëra e mijëra dëshmorë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi, jemi populli që vuajtëm më shumë se kushdo komunizmin, jemi një popull që jetën e japim, demokracinë jo.

    • 18:37

      Presidenti Meta nga sheshi: Shqiptarët duan shpërndarjen e Parlamentit, liri-demokraci!!!

      Presidenti Ilir Meta ka premtuar rikthim në sheshin “Dëshmorët e Kombit” për një shpërndarje të mundshme të Kuvendit. Para mijërave qytetarëve, Meta është shprehur se shqiptarët duan shpërndarjen e parlamentit pasi e brohoritën shumë.

      “Jam i lumtur që zëri juaj po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë. Tani para se të firmos dekretin për ligjin e betimit tek Lana. Kush është pro të ngrejë dorën? Rroftë Republika, rroftë shteti i të drejtës! Nuk kënaqen me kaq. Duan shpërndarjen e parlamentit. Liri, demokraci. Më duhet të firmos këtë dekret dhe do të kthehem përsëri këtu për atë dekretin tjetër që e brohoritët me shumë se ky”, tha Meta teksa u ul në një tryezë vendosur në podiumin ku u mbajtën fjalimet, dhe vuri firmën mbi dekret.

    • 18:39

      Meta me tone të forta: Puçistët vendas dhe bashkëpunëtorët ndërkombëtarë për respektimin e institucioneve të reja të drejtësisë

      Presidenti Ilir Meta ka zbritur në shesh dhe ka nisur fjalën e tij para qytetarëve të cili i ka thirrur në manifestim. Në fjalën e tij Meta ka renditur disa argumenta pse ka thirrur qytetarët në shesh dhe ka hedhur akuza të forta kundër qeverisë duke e quajtur një grusht shteti.

      PJESË NGA DEKLARATA

      Vidhen kompetencat që Kishtetura ia lë presidentit. Askush nuk mban përgjegjësi dhe nuk dënohet. Si të ndjehet i sigurt qytetari kush sheh që pushteti degradon. Ky shtet po synon një grusht shteti që nuk është bërë me tanke. Ky grusht shteti nisi me vjedhjen e zgjedhjeve 2017. Dosjet që nuk hetohen, 184 399 janë vetëm maja e ajsbergut. Grushti u thellua me zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm. Ata morën në kontroll hetimit dhe siguruan pandëshkueshmëri totale të vjedhësve të votës.  Organizata “Rilindase” në KQZ nuk respektoi dekretin e Metës për zgjedhjet e 30 qershorit. Ata kujtojnë se institucionet e tyre janë supreme, por dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve e zbatoi populli, pavarëisht presionit të administratës dhe si ato përgjimet e Zogut për të rritur pjesëmarrjen.  Faleminderit të Këshillit të Europës që anuloi zgjedhjet. Ata jo vetëm kaq por edhe në krye të bashkive nuk rrinin dot pa i dhënë Shkodrës dhe qyteteve të tjera “çuna problematikë”. Tentuan të kapin GJK përmes mashtrimeve dhe shkeljes së Kushtetutës. Ky hap kishte qëllima asgjesimin për llogaridhënie. Miratuan ligjin për betimin e gjyqtarëve. E votuan pak orë para se të vinte Këshilli i Venecias. Ata falsifikuan edhe realcionin e Kuvendit. A ka ndonjë vend në NATO dhe në Europë që ka qëndruar pa GJK? A mundet që derbi i fundit Tirana-Partizani të luhej pa arbitër? A mundet që një skuadër të futej në lojë me arbitrin me vete duke i veshur edhe fanellën e tij? A ka një vend që shpiken projektligje, siç ndodhi me zgjedhjen e Arta Markut? Këta shpikën afatin e Dvoranit. Këta nuk e vranë mendjen, puçistët vendas dhe bashkëpunëtorët ndërkombëtarë për respektimin e institucioneve të reja të drejtësisë. Skandali i ri mbivendoset mbi të vjetrin që të thellohet në harresë. Sot vihen para drejtësisë qytetarët e thjeshtë për krime banale, ndërsa ata me krime të rënda… Demokracia nuk rrezikohet kur populli vendoset në mbrojtje të Kushtetutës. Historia na ka mësuar se edhe Hitleri me anë të ligjeve anti-kushtetuese vendosi diktaturën. Është detyra ime dhe përgjegjësia ime të mbroj Kushtetutën dhe të mbroj shtetin e të drejtës. Mos t’i marrim gratë në qeveri për t’i përdorur për falsifikime.

    • 18:17

      Meta i vendosur: Jam ushtari i parë i Republikës, asnjë nga ne s’mund të mos e përfilli grushtin e shtetit

      Presidenti Ilir Meta në fjalën e tij në manifestimin e thirrur nga vetë ai është shprehur se do të jetë ushtari i parë i vendit që do të mbrojë Kushtetutën. Në fjalën e tij, Meta është shprehur se vendi po futet në një krizë ekonomike pasi financat kanë rënë ndërsa borxhi publik është rritur dhe përfituesit e vetëm janë oligrakët dhe ata që kreu i shtetit i quan klanet e maxhorancës.

      “Unë si president i kam rrëzuar këto dekrete të arsyetura në Kushtetutë, kanë një qëllim: grabitjen dhe jo zhvillimin e Shqipërisë. Ata kërkojnë rrëmbimin e GJK që oligarkët të përfitojnë sa më shumë dhe krimet e tyre të mos gjykohen e ndëshkohen. Asnjë nga ne nuk mund t’i qëndrojë anash grushtit të shtetit. Unë si president dhe ushtar i parë i Republikës do mbroj Kushtetutën sepse jemi kundër grushtit të shtetit. Pse presidenti thirri Popullin? I shteroi të gjitha përpjekjet institucionale dhe demokratike për të mboshtur grushtin e shtetit. Pasuria kombëtare që po vidhet është ajo që Zoti u ka dhënë të gjithë shqiptarëve. Sistemi i drejtësisë është kapur prej fyti. Financat publike po shterojnë dhe borxhet po rriten në mënyrë katastrfike. Skandalet që denoncon KLSH-ja bien në vesh të shurdhër. Olgarkët kontrollojnë parlamentin dhe bëjnë krime të rënda si ai mbi divdentin. Ata mirauan një ligj për të favorizuar në mënyrën më mafioze oligarkët dhe klanet e tyre. Shkelën nenin 155 të Kushtetutës. Ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese thotë Kushtetuta. Kjo maxhorancë në mënyrë mafioze rrëzoi në mes të natës deklretin për këtë ligj anti-kushtetues. A mund të jetë ky parlamenti juaj?,”-tha Meta.

    • 18:14

      Mblodhi mijëra shqiptarë në manifestim, Meta: Kur bien institucionet, ngrihet populli! S’na fusni dot në xhep si paratë e oligarkëve, vendi është ndarë në dy pjesë…

      Ilir Meta: S’ulemi para askujt veç para Kushtetutës. Votuam sovranitetin që i përket vetëm popullit. Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta por si presidenti juaj, si i vetmi institucion legjimit që ka mbetur për të dëgjuar zërin tuaj, sepse kur institucionet bien, ngrihet populli, dhe populli nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve. Jeni këtu sepse Shqipëria e sotme është ndarë në dy botë antagoniste, në botën kuqezi dhe në grupin e vogël meskin e puçist të oligarkëve, që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë.

    • 18:10

      Budina: Nuk jam këtu si miku i Presidentit, por jam për të mbrojtur Kushtetutën

      Regjisori Edmond Budina ka mbajtur sot një fjalë në manifestimin e Presidentit Ilir Meta. Nga podiumi para mijëra qytetarëve Budina është shprehur se sot duhet të mbrojmë demokracinë. Në fjalën e tij regjisori u shpreh se ai nuk ka ardhur si mik i Metës, por si një emigrant që do të luftojë për demokracinë dhe të mbrojë Kushtetutën.

      30 vite më parë ne kishin një ëndërr ta bënim Shqipërinë si gjithë Evropa, mbas 30 vitesh kthehem këtu për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Jam këtu për ta mbrojtur vendin nga kjo diktaturë e re. Jemi këtu për të mbrojtur Kushtetutën nga ata që duan ta uruzpojnë. Nuk jam këtu  si mik i Ilir Metës, por kam ardhur të mbroj demokracinë. Jam emigrant dhe i di të gjitha vuajtjejt.E di çfarë është të të vdesin prindërit dhe mos t’i shikosh,. E di çfarë është që të shikosh në Kuvend deputetët me firmato dhe pensionistët të mos kenë lëkë për ilaçet. Duhet të shporrim këtë oktapod që nuk ka asgjë socialiste, të mbrojmë Kushtetutën“, u shpreh Budina. 

    • 18:07

      FOTO/ Berisha merr ‘përforcime’ familjare në manifestim, e shoqëron Argita me të shoqin, Jamarbër Malltezi

      Në manifestimin e organizuar nga presidentit Ilir Meta, po merr pjesë edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha bashkë me bashkëshortin e saj, Jamarbër Malltezi. Ka qënë pikërisht ky i fundit që ka publikuar një fotot me gruan e tij, Argitën, teksa në shesh ishin ende duke u mbledhur njerëzit.

      Postimi i Malltezit
    • 18:05

      FOTOLAJM/ Shpaloset flamuri gjigand para presidencës

      Flamuri kuq e zi

      Në hapje të manifestimit disa të rinj kanë shpalosur një flamur gjigant para presidencës.Mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së presidentit Ilir Meta për të dalë në bulevard.

    • 18:02

      Boksieri: Shqiponjat të kthehen në fole, të mbrojmë demokracinë

      Boksieri Kristian Demaj, 11 herë kampion bote ka marrë pjesë në manifestimin e Presidentit. Demaj tha se sot është një betejë për Kushtetutën dhe për demokracinë.

      Të dashur miq jam i lumtur që jam sot këtu përpara jush. Vi këtu pasi kam fituar titullin ndërkombëtar. Zemra ime është vetëm kuqezi. Zemra ime rreth për këtë vend. Nuk duhet të lemë vendin që të shpopullohet. Shqiponjat duhet të kthehen dhe të jetojnë në shtëpinë e tyre. Beteja për Kushtetutën është për të gjithë ne. Të mbrojmë Kushtetutën dhe demokracinë”, tha boksieri.

    • 17:56

      Bujar Kapexhiu “shpërthen” në tubimin e Metës: Injorantë e bastardë, braktisni karriget ndryshe do përballeni me zemërimin e sovranit

      Aktori dhe regjizori Bujar Kapexhiu në fjalën e tij në manifestimin i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të mos e preki Kushtetutën e Shqipërisë për interesat e tyre personale.  Në fjalën e tij, Kapexhiu nuk i ka kursyer as fyerjet duke paralajmëruar politikanët që të mos e prekin demokracinë e vendit pasi ndryshe do të përballen me zemërimin e sovranit. 

      Motra e vëllezër, jemi mbledhur për dy veprime dhe dy ide. Dy detyra, të mbrojmë dhe të mospranojmë progresin dhe moralin kundër së keqes. Nuk do të jem anëtar i një partie politike. Do marr pjesë kur të jetë në interes të atdheut tim. Jam me të gjithë dhe kundra të gjithëve. Tani jam me të gjithë ju që jeni në mbrojtje të Kushtetutës. Jam kundër të gjithë atyre që tentojnë ta prekin, e shkelin për interesa të ngushta personale. Morëm më të keqen e diktaturës dhe po shpuifim më të keqen e demokracisë. Unë kam zgjedhur që Shqipëria të ishte kështu. Kemi dhënë 1 milion shuplaka për ta bërë Shqipërinë. Mallkuar ata që shpikën shuplakat. I bëj thirrje të gjithë intelektualëve që të gjithë se bashku të mbrojmë Kushtetutën. Të gjithë ne që jemi këtu, marrim frymë në një grumbull gërmadhash. Jemi vend pluralist? Gënjeshtër! Jemi vend një partiak. Në çdo fushatë elektorake gënjehemi. Ju bëj thirrje mos u gënjeni, e vërtetë mbrohet vetëm nga zëri dhe vullneti juaj. Shpirti dhe gjoksi, dhe po të jetë nevoja edhe nga grushti juaj. Të gjithë së bashku të veprojmë me Kushtetutën. Politikanët, të shkurtër, të gjatë, injorantë e bastardë, hajdutë të braktisin karriget se ndryshe do të përballen me zemërimin e sovranit. Ky është podium i presidentit Ilir Meta, herë tjetër ka qënë Rama, Berisha dhe Basha, pikërisht për të mbrojtur demokracinë,”-është shprehur Kapexhiu.

    • 17:49

      Agim Nesho: Është shkelur Kushtetuta, kjo është vija e kuqe

      Agim Nesho ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB ka mbajtur sot një fjalë në manifestimin e presidentit. Nesho tha se  sot është shkelur Kushtetuta dhe kjo është vija e kuqe. Më tej diplomati tha se  sot kërkojnë mbrojtjen e Kushtetutës dhe hodhi akzua kundër qeverisë se ka kapur të gjitha institucionet.

      Të kesh demokraci është zgjedhja jonë, të mbrosh demokracinë është detyra jonë. Sot Shiqëpria është më e plakur është vrarë shpresa për të ardhmen. Lidhja e krimit me politikën dhe largimi i të rinjve nga vendi dhe një klikë partiake ka kapur institucionet e shtetit. Transparenca mungon dhe dështpërimi të mbyt. Kemi pritur që situata të ndryshojë dhe opozita e bashkuar ta ndryshojë këtë situatë. Por qytetarët kërkojnë zgjedhje dhe ndryshim. Sot jemi para shkeljes së Kushtetutës , dhe kjo është vija e kuqe.“, u shpreh Nesho.

    • 17:44

      Ledio Bianko: Pa një Gjykatë Kushtetuese të pavarur, s’ kemi forcën e ligjit

      Ledio Bianko, ish-anëtar i Komisionit të Venecias ka deklaruar sot para qytetaeëve, të cilët janë të pranishëm në manifestimin e thirrur nga Meta se kur vendi është pa një gjyaktë kushtetuese të pavarur,  nuk kemi më forcën e ligjit që vepron.

      Në fjalën e tij, Gjyqtari Binaku zbuloi katër arsyet e forta pse e pranoi ftesën e Presidentit Meta për të marrë pjesë në këtë manifestim, ku e para dhe më e rëndësishmja, sipas tij, ishte pikërisht fakti që në vendin tonë nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

      “Ajo që dua të them është se pa një gjyaktë kushtetuese të pavaruar nuk kemi më forcën e ligjit që vepron.  Në një vend, ku as presidenti nuk ka mundësi për të vendosur mbi një organ të pavarur. Imagjinoni njerëzit e thjeshtë. Qëllimi është për pushtet, por për pushtetin kushtetutues ku njëerëzve iu shkelen të drejtat.Nuk kam ardhur të vendosë se në debatin mes presidentit dhe mazhorancës ka të drejtë njëri ose tjetri, por dua të them se ky debat për Kushtetutën nxjerr një problem tjetër shumë të madh, atë që pa një Gjykatë Kushtetuese të pavarur, Kushtetuta ngelet një letër pa rëndësi.Arsyeja e dytë, më një vend ku as presidenti nuk ka mundësi që pretendimet t’ia paraqes një organi të pavarur, imagjinoni çfarë mundësish kanë qytetarët e thjeshtë. Ka nga ata që thotë se qëllimi i këtij manifestimi është për pushtet, unë kam ardhur të them që po është për pushtet, por për pushtetin kushtetues. Ky është pushteti më i rëndësishëm mbi një shtet ligjor.Arsyeja e tretë, çfarë emri i vihet kësaj situate? Nënkryetari i Gjykatës së Strasburgut u shpreh se “Pushteti i pakontrolluar i shumicës që nuk merr parasysh kërkesat e pakicës, rrezikon të bjerë…”.Në Shqipëri, ka mbi dy vite që aktet e qeverisë dhe Parlamentit nuk kontrollohen nga askush. A mund të themi se kemi shtet të së drejtës në Shqipëri, në këto situata?Arseja e katërt është pyetja që i bëra vetes. Në këtë situatë absurdi, ku nuk ka gjykata që të kontrollojë ligjin, pyesja veten si do reagojnë bashkëkombasit e mi. Më kujtohej një shprehje e një juristi të shquar “Një popull që fle në demokraci, ka rrezik të zgjohet në diktaturë”.Vlerat e këtij kombi për liri, demokraci, nuk kanë vdekur. Sot kur ju shoh kuptoj se ka dhe një arsye tjetër që kam ardhur dhe kjo arsye jeni ju, thirrjet tuaja për gjykata që t’iu mbrojnë të drejtën. Unë mund t’iu uroj duke iu thënë “Zoti iu bekoftë”, por kjo është në dorë të Zotit.

    • 17:42

      Tubimi i Metës, Lefter Maliqi bën deklaratën e papritur: Do të vijojë një valë protestash deri në zgjedhje të parakohshme

      Deputeti Lefter Maliqi i është bashkuar ditën e sotme tubimit të presidentit Ilir Meta. Në një pronocim për Fax News Maliqi deklaroi se ka besim se pas kësaj dite do të vijojë një valë protestash deri sa të realizohen zgjedhjet e parakohshme.

      Lefter Maliqi në protestë

      “Siç e shikoni me mjete të vogla qytetarët kanë ardhur vetë. Ne jemi në mbrojtje të kushtetutës në mbrojte të demokracisë. Jemi këtu për të mbrojtur të ardhmen e vendit. Shqipëri ka qenë në ditë më të zeza sot është një ditë e bardhë. Kam besim se do të vijojë me valë protesta deri në zgjedhje të parakoshme me aprovimin e ndërkombëtarëve. Nuk e di kush do të jetë dekreti, presidenti duhet të dekretojë disa dekrete rresht. Kapja e shtetit është gjëja e fundit që mund të ndodhë. Po nuk u bë sot do të bëhet së shpejti sepse populli atë po pret.”– tha Maliqi.

      Marrë nga FaxNews

    • 17:39

      Manifestimi i Metës/ Neritan Liçaj: Sot nis pranvera kuq e zi

      Aktori Neritan Liçaj ka mbajtur sot një fjalë para qytetarëve që kanë ardhur në manifestimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

      Liçaj tha se ky është një maniferstim mbarëkombëtar dhe nga sot do të nisë pranvera kuq e zi. “Ky është një manifestim madhështor kundër grushtit të shtetit dhe sot niset pranvera kuq e zi”, tha Liçaj.

    • 17:36

      FOTO-LAJM/ Sheshi plot e përplot, mijëra njerëz derdhen në rrugë, i përgjigjen thirrjes së Metës për tubim

      Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e qytetarëve në sheshin “Dëshmorët e Kombit” në manifestimin e presidentit Ilir Meta.

      Pamje nga protesta

      Siç duket edhe nga pamjet e shkëputura nga droni duket një se thirrjes së Metës i janë përgjigjur mijëra qytetarë të cilat kanë mbipopulluar rrugën.

    • 17:30

      Meta tjetër mesazh qytetarëve: Mezi pres të dal në shesh, sot nis rivendosja e sovranitetit

      Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një tjetër video-mesazh për qytetarët. Në një video në Facebook, Meta shprehet se sot nis rinvendosja e sovranitetit të popullit.

      Të dashur motra dhë vëllezër edhe pak minuta dhe kam nderin e jashtëzakonshëm që ti bashkohem pranverës që nis sot e nuk do ndalet deri në rivendosjen e sovranitetit tuaj. Liri demorkaci, për Shqipërinë si gjithë Evropa“, shprehet Meta.

    • 17:32

      VIDEO-LAJM/ Me simbolin e Shqiponjës, Ilir Meta ulet në gjunjë dhe iu bashkohet shqiptarëve në manifestim

      Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar shqiptarëve në manifestimin e thirrur sot. Kreu i shtetit ka bërë simbolin e Shqiponjës dhe është ulur në gjunjë para të pranishmëve.

    • 17:29

      Meta me vonesë në manifestim, pafund lëvizje në zyrën e tij, ja çfarë shihet nga dritaret (FOTO)

      Dalin pamjet e para ngë zyra e presidentit Ilir Meta kur ka më shumë se gjysëm ore që ka nisur manifestimi i thirrur nga vetë ai në mbrojtje të Kushtetutës.  Edhe pse manifestimi ka nisur, Meta nuk ka dalë ende në shesh, ndërsa në zyrën e tij janë pikasur lëvizje të disa personave, me shumë gjasë të këshilltarëve të tij.

      Zyra e Ilir Metës
    • 17:24

      I veshur lehtë, Basha niset për tek Meta: Liria mbrohet nga Kushtetuta, e ka thënë Tomas Xhefersoni (FOTO)

      Lulzim Basha gjate manifestimit

      Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i është bashkuar manifestimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Basha doli nga hotel “Rogner” ku shqoërohej nga Besnik Mustafaj, Fatmir Mediu dhe Besnik Bisha. Ai foli edhe për këtë manifestim ku tha: Falenderoj të gjithë qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes për mbrojtjen e Kushtetutës.  Xheferson ka thënë se e vetmja garanci për mbrojtjen e lirisë është mbrojtja e Kushtetutës.

    • 17:21

      FOTO-LAJM/ Ish-kryeministri Sali Berisha në manifestimin e presidentit Ilir Meta, demokratët e mbulojnë me ovacione

      Ish-kryeministri Sali Berisha është bërë pjesë e manifestimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta. Siç shihet në foto, Berisha qëndron i rrethuar nga qindra demokratë të cilët e kanë pritur me ovacione të shumta. Dihet tashmë publikisht marrëdhënia speciale që Meta ka me Berishën, ku të dy politikanët nuk kanë ngurruar që t’ja shprehin njëri-tjetrit, miqësinë që kanë.

      Sali Berisha, ish-kryeminister
    • 17:14

      FOTOLAJM/ Një dekret qëndron mbi tavolinë, podiumi ku do mbajë Meta fjalim

      Një tavolinë e një foltore janë vendosur sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Po ashtu shihet se mbi tavolinë qëndron një dekret i mbuluar dhe përmbatja e tij nuk dihet, është një stilolapës që do firmosë dekretin dhe flamurin shqiptar.

      Tavolina në shesh
    • 17:07

      “I besuari” i presidentit zbardh skenarin, ç’do ndodhë sot në bulevard, tre veprimet që do kryejë Meta para popullit

      Tedi Blushi

      Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka dhënë detaje lidhur me ngjarjet që do të ndodhin në sheshin “Dëshmorët e Kombit”. Me anë të një statusi në Facebook, Blushi shprehet se në manifestimin e sotëm do të firmoset një dekret, do të bëhet një votim dhe gjithçka do të mbyllet me një betim.

      “Motra dhe vëllezër, mirësevini në këtë Manifestimin të jashtëzakonshëm Mbarëkombëtar, ku do të firmoset një DEKRET, do bëhet një VOTIM dhe do shpallet një BETIM! SOT NIS PRANVERA E PANDALSHME KUQEZI!,”-shkruan Blushi.

    • 17:01

      Ja kush janë dy “Besnikët” që do të shoqërojnë Lulzim Bashën në shesh

      Lulzim Basha

      Pjesë e manifestimit të sotëm të thirrur nga presidenti Ilir Meta do të jetë edhe kryedemokrati, Lulzim Basha. Një ditë më parë Basha e konfirmoi pjesëmarrjen e tij si qytetar i Shqipërisë dhe jo si një politikan.  Por kush do ta shoqërojë Bashën në sheshin “Dëshmorët e Kombit”? Mësohet se kryedemokrati do të shoqërohet nga shkrimtari dhe ish-politikani Besnik Mustafaj gjithashtu edhe nga regjisori Besnik Bisha.

    • 16:27

      Manifestimi në bulevard/ Fjalimin e nis Ledio Bianko, ish-anëtar i Komisionit të Venecias

      Foto nga bulevardi, ku do të zhvillohet manifestimi

      Detaje të reja nga manifestimi në bulevard, thirrur nga presidenti Ilir Meta. Mësohet se fjalën e parë në manifestim e mban Ledio Bianko, personalitet i njohur i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-anëtar i Komisionit të Venecias. Burime bëjnë me dije se do të ketë disa folës, personalitete të shquara dhe në fund të tyre pritet të flasë Presidenti Meta në podium.

    • 15:26

      Dibra i përgjigjet thirrjes së Metës, qindra qytetarë nisen drejt Tiranës për të marrë pjesë në manifestim

      Qindra qytetarë nga qarku i  Dibrës i janë bashkuar thirrjes së Presidentit të Republikës për manifestimin e sotëm në Tiranë. Gazetari Enver Doçi shprehet se janë rreth 150 mjete që janë nisur në Tiranë dhe do marrin pjesë në manifestim.

      Foto ilustruese

      Po ashtu mësohet se qytetarët janë nisur me makina private dhe mikrobusë. Por shumë qytetarë janë nisur që mbrëmjen e djeshme, për t’i shpëtuar kontrolleve të shumta nga Policia në Maqellarë, Qafë Buall dhe në dalje të Burrelit. Policia në këto pika ka ngritur postblloqe që në orët e para të mëngjesit.

    • 15:12

      Me mimoza e Kushtetutë në duar, Meta thirrje qytetarëve: Sot nis pranvera kuqezi, ju pres të gjithëve

      Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një videomesazh për qytetarët, dy orë para tubimit që do të zhvillohet në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Në një reagim në Facebook, Meta me lule mimoza në duar shprehet se Kushtetuta po pret popullin.

      Të dashur motra e vëllezër, Kushtetuta e popullit, po pret popullin e Kushtetetutës. Edhe pa momente na ndajnë  nga nisja e pranverës kuqezi. Mirësevini të gjithë”, u shpreh Meta.

    • 13:58

      Një tavolinë në bulevard, çfarë do të bëjë sot gjatë manifestimit Presidenti Ilir Meta (FOTO)

      Tavolina që ndodhet në bulevard

      Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi i organizuar nga presidenti Ilir Meta. “ABC news” raporton se gjatë këtij manifestimi, Meta do të firmosë edhe një dekret për Gjykatën Kushtetuese. Madje siç shihet edhe në foton e publikuar nga “ABC news”, në bulevard është vendosur edhe një tavolinë, ku aty do të firmosë dekretin.

    • 13:00

      Pak orë para manifestimit të Metës, Basha drekon me ambasadoren Yuri Kim

      Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po drekon me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Ky takim po zhvillohet vetëm disa orë para manifestimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, që pritet të nisë në orën 17:00.

      Yuri Kim dhe Lulzim Basha

      Ka qenë ambasadorja Yuri Kim, ajo që e ka thirrur Bashën për drekë, ndërkohë që në fokus të bisedës mësohet se është pikërisht manifestimi i 2 marsit.

    • 13:17

      Qytetarët e Beratit i përgjigjen thirrjes së Metës, 1500 persona nisen drejt Tiranës (FOTO)

      Nga qyteti i Beratit qytetarë të thjeshtë, si dhe mbeshtetës të dy forcave politike PD-LSI janë organizuar për t’u nisur me mjete te vogla drejt Tiranës, aty ku edhe do të mbahet manifestimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga PD do nisen rreth 300 qytetarë dhe rreth 60 automjete te vogla, nga LSI do të nisen reth 400 simpantizantë të kësaj force, si dhe 300 qytetarë, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së Presidentit. Në rang qarku do të nisen rreth 1500 persona për të marrë pjesë në tubimin e sotëm. Kreu i PD dega Berat tha se është e domosdoshme që të gjithë ne të ngrihemi dhe të mbrojmë Kushtetutën, pasi sipas tij nuk po mbrojmë presidentin apo një krah politik, por të ardhmen e vendit.

      Sot është e domosdoshme që të gjithë ne të ngrihemi dhe të mbrojmë Kushtetutën, sepse nuk mbrojmë as presidentin, as një formë apo ngjyrë politike, por mbrojmë të ardhmen, të drejtat tona që kemi fituar për të jetuar dhe punuar dhe për të gëzuar në vendin tonë. Për të mos u kthyer më si dikur që merrnim leckat në krahë dhe largoheshim të gjithë nga Shqipëria, por me ëndërrën dhe shpresën për të ndërtuar më mirë të ardhmen këtu në vendin tonë”, u shpreh  kryetari i degës së PD-së në Berat.

    • 12:16

      Në orën 17:00 manifestimi i organizuar nga Meta/ Shumë qytetarë nga rrethet nisen drejt Tiranës

      Qytetarët nga rrethet pritet të nisen drejt Tiranës për të marrë pjesë në manifestimin e sotëm të organizuar nga Presidenti Ilir Meta. Mësohet se shumë qytetarë janë nisur nga qytetet, si Elbasani, Korça, Durrësi, Fieri dhe Shkodra. Ndërkohë që vetëm nga Gjirokastra priten të nisen rreth 1500 persona, shumica e të cilëve me mjete personale.

    • 11:30

      “Uragani madhështor do çlirojë PS-në nga gruaja e Bilalit”/ Maliqi: Sot është ditë e madhe për Kushtetutën

      Deputeti Lefter Maliqi vjen me një reagim pak orë para manifestimit të thirrur nga presidenti i vendit Ilir Meta. Përmes një postimi në Facebook, Maliqi e cilëson këtë tubim, si një uragan madhështor, i cili sipas tij do të çlirojë PS-në nga gruaja e Bilalit dhe vendin nga Rilindja e krimit dhe oligarkëve”. Deputeti shprehet më tej se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

      POSTIMI I PLOTË I LEFTER MALIQIT:

      Uragani madheshtor popullor do cliroj PS nga gruaja e Bilalit dhe vendin nga Rilindja e krimit dhe oligarkeve. Te dashur miq sot ora 10:00 mblidhet Parlamenti ku do diskutohet vetem per problematikat ne cdo zone e qytet,shoë i radhes i Rilindjes se krimit qe varferoj e cpopulloj kete vend,qe kapi institucionet,qe u vrau shpresat shqiptareve me pasiguri ,krime ,droge,trafiqe e papunesi.Sot eshte dite e madhe per demokracine,Kushtetuten dhe te ardhmen e vendit ne BE.Une do diskutoj sot ne parlament vetem kundra Rilindjes se krimit qe ka zaptuar PS dhe fatet e vendit duke rritur ndjeshem borxhin publik,papunesin,pasigurin,varferin,cpopullimin,do flas kunder reformave ne arsim,shendetesi,territoriale,drejtesi qe u bene vetem ne funksion te oligarkeve Rilindas dhe krimit dhe se bashku me te bashkuar se kurre ne oren 17:00 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ne manifestimin me te madh qe i paraprin Uraganit madheshtor popullor ne mbrojtje te Demokracise,Kushtetutes,te drejtave dhe lirive te njeriut dhe mediave,kundra kapjes se institucioneve dhe instalimit te diktatures.Pranvera e fitores po afron.Zgjedhjet e parakohshme jane te pashmangshme.Shqiperia si Europa.

    • 11:03

      Manifestimi i organizuar nga Meta/ Sandër Lleshaj: Të mos përdorim besëlidhjen sa herë kemi hall!

      Sandër LLeshaj

      Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj për manifestimin e organizuar sot nga Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se shqiptarët nuk kanë nevojë për një besëlidhje të re. “Të mos përdorim besëlidhjen sa herë kemi hall. Të ruajmë besëlidhjet e vjetra. Nuk kemi nevojë për një besëlidhje të re”, është shprehur ai nga Lezha.

    • 10:04

      Në fokus të skeduarit si kontingjent krimi. Policia postblloqe në Vlorë, Gjirokastër dhe Fushë-Krujë për manifestimin, ndalohet një makinë

      Aksi Vlorë-Levan

      Policia e Shtetit ka ngritur një postbllok në aksin Vlorë-Levan, ku po kryen kontrolle të mjeteve, pasi sot në orën 17:00 do të nisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” manifestimi i organizuar nga Presidenti Ilir Meta. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë aks rrugor policia ka ndaluar një mjet, brenda të cilit ndodheshin disa persona të skeduar si problematikë, të cilët kishin destinacion Tiranën për të marrë pjesë në manifestim. Po kështu, edhe në aksin Fushë Krujë- Durrës dhe në qarkun e Gjirokastrës janë ë ngritur postblloke për elementët kriminalë që mund t’i drejtohen manifestimit.

    • 9:13

      2-Marsi/ Meta kujton Besëlidhjen e Lezhës: Është koha të ringrihemi kundër një sekti mafioz të pafe

      Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar ditën e sotme ngjarjen historike të Besëlidhjes së Lezhës. Në një status në profilin e tij në Facebook, Meta ka publikuar një foto nga nënshkrimi historik dhe krahas saj shkruan se ky është një mesazh për të reflektuar. Presidenti e lidh këtë ngjarje me manifestimin që ka thirrur pasditen e sotme në orën 17:00 dhe shkruan se është koha për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, ‘në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari!’

      Foto e publikuar nga Meta

      Statusi i plotë i Metës: Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, siç me të drejtë ka thënë Fan Noli, do të mbetet shqiptari më i gjallë ndër të gjallët, figura më shpëtimtare dhe më frymëzuese për mbijetesë e kombit tonë, që testament na ka lënë domosdoshmërinë e bashkimit në momentet më të rrezikshme të ekzistencës së kombit tonë. Sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, uroj të na ndihmojë ne të gjithëve për reflektuar, për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari!
      Zëri i popullit është zëri i Zotit! Erdhi koha të dëgjohet sa më fort!
      Mirësevjen BESËLIDHJA E RE me Pranverën Kuqezi!

    • 8:49

      1000 policë në terren, Garda në gatishmëri/ Masat e mara nga Policia e Shtetit për manifestimin e organizuar nga Meta

      Foto, protestat e mëparshme

      Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për manifestimin e sotëm, të organizuar nga Presidenti Ilir Meta, i cili pritet të nisë në orën 17:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mësohet se në terren do të jenë 1000 forca policie, punonjës të rendit, Forcat Shqiponja dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat do të pozicionohen pranë kryeministrisë dhe në institucionet e tjera përgjatë bulevardit. Po kështu, kryeministria do të rrethohet nga një kordon policësh. Kordoni do të jetë me policët e rendit      (mes tyre dhe femra) dhe ata shqiponja, ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri në pjesën e pasme. Në gatishmëri pranë godinës së Kryeministrisë do të jenë edhe Garda e Republikës.

      Edhe autobusët nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga pjesa veriore do të parkohen tek stadiumi “Asllan Rusi”, ndërsa nga ana veriore tek Fakulteti Ekonomik.

    Shto Koment