Politike

Amnistia, Denaj: Tarifa që do të paguhet e ulët, frymëmarrje bankave për kredi

2 Mars 2020, 12:10 Nga DOSJA
Amnistia, Denaj: Tarifa që do të paguhet e ulët, frymëmarrje

Tiranë– Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka deklaruar se taksa që do të paguhet për deklarimin e pasurisë në kuadër të amnistisë do të jetë e ulët. Ajo theksoi se do të bëhet një diferencë mes atyre biznezeve që punuar dhe atyre që kanë përfituar të ardhura nga veprimtari të paligjshme.

Kjo nismë është për të gjitha bizneset që nuk kanë ngjyrim politik. Do të bëhet diferenca mes atyre që kanë punuar dhe atyre që kanë realizuar me apo pa deklarime me veprimtari të paligjshme, kjo do të jetë e mirë markuar. Do i bëjë mirë të gjithë procesit të konsultimit publik, që nuk do të jetë shumë i gjatë. Për të marrë parasysh një zhvillim ekonomik. Sektori bankar e ndjen këtë, prej janarit të 2018 në kredidhënie ka një ngërç dhe kjo do i japë frymëmarrje edhe kreditimit. Kjo nuk ka të bëjë me parti dhe në këtë proces do të donim ta shikonin të gjithë në këtë format. Kemi folur për disa shifra, është një tarifë e ulët. Jemi duke e diskutuar, do të kemi edhe mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë“, u shpreh ajo.

Në seancën e sotme plenare Rudina Hajdari deklaroi se ka qenë viktimë e dhunës dhe i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa për dhunën ndaj grave. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se në Shqipëri nuk ka asnjë person me koronavirus. Kryeministri Edi Rama deklaroi se OFL-ja ka si subjekt personat që janë dënuar nga gjykata. Po kështu, ai theksoi se amnistia fiskale se do të miratohet shumë shpejt me 84 vota dhe se do të ketë edhe një taksë të re.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anila denaj seanca plenare 2 mars 2020 anila denaj seanca plenare 2 mars 2020

Sondazh

Poll