Politike

“420 euro nëse doni të punoni në rindërtim”/ Rama: Kemi hapur kufijtë dhe për të huajt. Nga rrjeta e OFL nuk shpëton

2 Mars 2020, 10:51 Nga DOSJA
“420 euro nëse doni të punoni në rindërtim”/

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme plenare tha se qeveria do të imponojë kompanitë e ndërtimit që të paguajnë punonjësit me një pagë mesatare që është rreth 420 euro, bashkangjitur dhe me siguracionet. Ndër të tjera Rama foli edhe për institucionet e reja të Drejtësisë, ku tha se janë në rrugën e duhur dhe se askush nuk do të shpëtojë nga rrjeta e OFL-së. Rama tha nga foltorja e kuvendit se ato pasuri që nuk kanë bazë, do të sekuestrohen menjëherë nga OFL-ja.

Ne jemi të përgatitur të kryejmë trajnime, por nga ana tjetër jemi të sfiduar nga fakti se kemi ankesa se s’kemi punë. Por do të shtojmë vendet e punës. Kemi nevojë për punë me krahë . Dua të bëj me dije se qeveria do të imponojë që komapnia të vendosë një pagë mesatare. Do të negociojmë me kompanitë, asnjëherë nuk do të pranojmë që kompanitë të paguajnë më pagën minimale që është sot, por me pagën mesatare që është sot dhe me të gjitha sigurimet. Paga për ata që do përfshihen në ndërtim do të jetë rreth 420 euro. Ne do të hapim dhe rrugën për ardhjen e punonjësve të huaj.Kjo është një sfidë e madhe  e gjithë Europës, ne kemi mundësinë që të kemi punonjës nga jashtë në të gjithë sektorët, ku vuajnë për mungesë të krahut të punës, pasi refuzojnë një punë të tillë se shumica duan punë në shtet. Puna në shtet iu është lënë studentëve ekselentë, ose atyre që vijnë nga eksperienca të tjera. Puna në shtet që vjen nga miqtë apo krushqit do të ngushtohet. Procesi i rindërtimit do të hapë shumë vende pune.

Vendi nuk mund të mbajë në kurriz çështjet kriminale. Për fat të mirë institucionet e reja të drejtësisë janë në rrugën e duhur. Sekuestrimet e para po trajtohen nga SPAK. Askush nuk do të shpëtojë nga rrjeta e OFL-së. Kjo ka krijuar një pasiguri që nuk ka bazë, pasi OFL nuk ka bazë tjetër, përveç atyre që janë përfshirë në krime, apo kanë asete të padeklaruara. Për të adresuar këtë pasiguri dhe për të njohur të drejtën e atyre që vijnë nga djersa e punës së ndershme,nuk i ka pritur njeri me krahë hapur, por kanë bërë lloj lloj punësh. Emigrantët të sjellin të ardhurat e tyre në bankat e vendit tonë”, u shpreh Rama.

Në seancën e sotme plenare Rudina Hajdari deklaroi se ka qenë viktimë e dhunës dhe i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa për dhunën ndaj grave. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se në Shqipëri nuk ka asnjë person me koronavirus. Kryeministri Edi Rama deklaroi se OFL-ja ka si subjekt personat që janë dënuar nga gjykata. Po kështu, ai theksoi se amnistia fiskale se do të miratohet shumë shpejt me 84 vota dhe se do të ketë edhe një taksë të re.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama punesimi ne shtet seanca plenare 2 mars 2020 edi rama punesimi ne shtet seanca plenare 2 mars 2020

Sondazh

Poll