Politike

Koronavirusi/ Rama thirrje shqiptarëve: Mos harxhoni para për maska, nuk ju mbrojnë, duhet t’i përdorin të prekurit

2 Mars 2020, 10:35 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Rama thirrje shqiptarëve: Mos harxhoni para për maska,

Tiranë- Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme plenare ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus. Ai iu bëri thirrje shqiptarëve që të mos harxhojnë para për të blerë maska, pasi nuk të mbrojnë nga koronavirusi. Sipas Ramës maskat janë të dobishme vetëm për të prekurit dhe stafin mjekësor.

“Thirrja që bën OBSH-ja dhe unë është që mos blini maska, nuk ju mbrojnë, janë të dobishme për personat e prekur dhe personelin mjekësor.Të jemi të qartë që gjithë histeria që ka përfshirë botën për të blerë maska është thjesht prishje parash. Sot Ministria e Shëndetësisë numëron 1.2 milionë maska, të cilat do të ngelen relike. Nuk kemi asnjë rast me koronavirus. 31 testime të kryera në persona me simptoma të dyshimta dhe të ngjashme me ato të koronavirusit kanë rezultuar negative. Në numrin 127 ka mjekë dhe infermierë që përgjigjen. Deri më tani asnjë rast nuk rezulton me koronavirus. 16 mijë kontrolle janë kryer në pikat kufitare. Është shumë e rëndësishme të them që mos u alarmoni nga infodemia, qëndrojini larg informacineove jozyrtare, vendosni maskë për nurmin e klikimeve në portale, që flitet për vrasje dhe fundin e botës. Statistikat tregojnë se koronavirusi prek kryesisht të sëmurët dhe të moshuarit. Kemi filluar të angazhojmë një grup për të angazhuar 300 nxënës të shkollave profesionale në fushat e ndërtimit.”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Në seancën e sotme plenare,  Rudina Hajdari deklaroi se ka qenë viktimë e dhunës dhe i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa për dhunën ndaj grave. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se në Shqipëri nuk ka asnjë person me koronavirus. Kryeministri Edi Rama deklaroi se OFL-ja ka si subjekt personat që janë dënuar nga gjykata. Po kështu, ai theksoi se amnistia fiskale se do të miratohet shumë shpejt me 84 vota dhe se do të ketë edhe një taksë të re.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 2 mars 2020 edi rama seanca plenare 2 mars 2020

Sondazh

Poll