Politike

Amnistia fiskale/ Rama: Do të ketë një taksë, shumë shpejt do të miratohet në Kuvend me 84 vota

2 Mars 2020, 12:17 Nga DOSJA
Amnistia fiskale/ Rama: Do të ketë një taksë, shumë

Tiranë- Kryeministri Edi Rama deklaroi në seancën e sotme plenare se amnistia fiskale do do të miratohet shumë shpejt me 84 vota në parlament dhe nënvizoi se nuk do të ketë shans ta kthejë njeri pas për arsye politike. Ai u shpreh se deklarimi do të ketë një taksë, që do të jetë shumë e favorshme.

“Veprimtaria e OFL-së është e fokusuar tek ndarja me  thikë e parave të fitura nga puna, siç është paraja e emigrantëve, apo siç është paraja e shumë sipërmarrësve këtu që nuk kanë deklaruar të ardhurat dhe nga paraja e krimit. Nuk ka asnjë tolerancë nga ana e shtetit. I ftoj të gjithë biznesmenët që të deklarojnë paratë  apo astet e tyre edhe ato që kanë jashtë shtetit, të mos bëjnë shaka me këto mosdeklarimet. Shumë shpejt ligji do të vijë në Kuvend. Do të përjashtohen ata që i kanë të ardhurat nga krimi, amnistia do të jetë penale dhe fiskale dhe do të votohet me 84 dhe nuk do të ketë shans ta kthejë njeri pas për arsye politike. Amnistia do të jetë me një komision, një taksë që do të jetë shumë e favorshme, sikur është në të gjitha amnistitë fiskale dhe penale për t’u përdorur përsëri për investime për njerëzit”, u shpreh Rama. 

Në seancën e sotme plenare Rudina Hajdari deklaroi se ka qenë viktimë e dhunës dhe i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa për dhunën ndaj grave. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se në Shqipëri nuk ka asnjë person me koronavirus. Kryeministri Edi Rama deklaroi se OFL-ja ka si subjekt personat që janë dënuar nga gjykata. Po kështu, ai theksoi se amnistia fiskale se do të miratohet shumë shpejt me 84 vota dhe se do të ketë edhe një taksë të re.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 2 mars 2020 edi rama seanca plenare 2 mars 2020

Sondazh

Poll