Politike

“Kajmaku i lirë nëpër Tiranë”/ PD: Sa të jetë Rama në krye, drejtësia do të vazhdojë të mbrojë kriminelët

2 Mars 2020, 11:44 Nga DOSJA
“Kajmaku i lirë nëpër Tiranë”/ PD: Sa të

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas lajmit se Agim Kajmaku lëviz i lirë nëpër Tiranë. Përmes një statusi në Facebook, Paloka e cilëson këtë si një turp, duke shtuar se lënia e lirë e tij është vazhdim i krimit të urdhëruar prej Ramës. Paloka shkruan se sa të jetë Rama në pushtet, policët dhe drejtësia do të vazhdojnë të mbrojnë kriminelët.

 POSTIMI I PLOTË I EDI PAKOKËS:

“Turp”..?!

Turp eshte qe keta vazhdojne te tallen e ti trajtojne shqiptaret si budallenj !  Lenia ne liri e kajmakut te “rilindjes” eshte vazhdim i krimit te urdheruar prej Rames, te atij qe i mbeshtet, i emeron kryetar bashkie , deputet e ministra dhe kur kapen ne krim , nuk lejon as policine e as drejtesine ti prekin.

Publikojne nje mesazh te drejtorit te narkopolicise se Rames, qe gjoja rastesisht ka vajtur si info ne media, per t’ju thene shqiptareve se nuk jane keta qe e lene te lire. Eshte e njejta polici e prokurori qe arrestojne me urdher botues e lene te lire, madje dhe mbrojne kriminelet e “rilindjes”! Sa te jete Rama aty, kjo do jete dhe sjellja e policise dhe drejtesise; kriminelet ne krye te vendit e te tjeret ne burg.

Së fundmi Exit News” publikoi disa foto ku ish-kryebashkiaku në arrati i Vorës, Agim Kajmaku, lëvizte lirshëm në Tiranë dhe në Vorë. Sipas kësaj medie ai është parë disa herë duke pirë kafe në Hotel Autostation në Vorë. Po kështu, “Exit Neës” shkruajti se Kajmaku është parë gjithashtu një nga fundjavat e shkuara duke ecur në një rrugë kryesore në Tiranë, vetëm rreth 500 metra nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agim kajmaku merret i pandehur agom kajmaku edi paloka agim kajmaku merret i pandehur agom kajmaku edi paloka

Sondazh

Poll