Politike

“Të gjithë në bulevard me mimoza”/ Balla i kthehet Maliqit: Zëdhënës i Metës, ‘Besëlikja’ nuk mund të pengojë

2 Mars 2020, 11:28 Nga DOSJA
“Të gjithë në bulevard me mimoza”/ Balla i kthehet

Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se çdo lloj proteste apo manifestimi i organizuar nga Presidenti Ilir Meta nuk mund të pengojë Reformën në Drejtësi. Ai i ktheu përgjigje Lefter Maliqit, duke e quajtur zëdhënësin e Metës, pasi ky i fundit u bëri thirrje qytetarëve dhe deputetëve të opozitës së re që sot të dalin të gjithë së bashku në bulevard me mimoza.

“Prandaj edhe e Besëlikja me republikën e saj janë sot për të penguar çdo hap të Reformës në Drejtësi. Çdo lloj proteste dhe manifestimi kundër Reformës në Drejtësi,as ka për t’ja arritur ndonjëherë të pengojë këtë angazhim. Të jenë të sigurt dhe për ndonjë që vjen dhe flet si zëdhënësi Likes, apo shtangist,apo boksier, apo edhe gjyshja e mikut tim, Bes Kallaku nuk e dinë fare se çfarë është reforma në Drejtësi. Ky është udhërrëfyesi jonë për Bashkimin Europian.”, u shpreh Taulant Balla.

Pak më herët deputeti Lefter Maliq u bëri thirrje qytetarëve dhe deputetëve të opozitës së re që të dalin të gjithë së bashku në bulevard për të larguar këtë qeveri nga vendi. Maliqi  në seancën e sotme plenare tha se kjo qeveri po varfëron çdo ditë e më shumë, ndaj sipas tij duhet larguar nga karrigia kryeministri dhe qeveria e tij.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seanca plenare 2 mars 2020 taulant balla seanca plenare 2 mars 2020 taulant balla

Sondazh

Poll