Politike

Pak orë para manifestimit të Metës, Basha drekon me ambasadoren Yuri Kim

2 Mars 2020, 12:01 Nga DOSJA
Pak orë para manifestimit të Metës, Basha drekon me ambasadoren

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po drekon me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Ky takim po zhvillohet vetëm disa orë para manifestimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, që pritet të nisë në orën 17:00. Ka qenë ambasadorja Yuri Kim, ajo që e ka thirrur Bashën për drekë, ndërkohë që në fokus të bisedës mësohet se është pikërisht manifestimi i 2 marsit.

Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shumë herë thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha yuri kim lulzim basha yuri kim

Sondazh

Poll