Politike

Rama: OFL-ja nuk ka subjekt hetimi gjyqtarët, prokurorët apo politikanët, por personat e dënuar

2 Mars 2020, 10:54 Nga DOSJA
Rama: OFL-ja nuk ka subjekt hetimi gjyqtarët, prokurorët apo

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Kuvend  se OFL-ja (Operacioni Forca e Ligjit) ka si subjekt personat që janë dënuar nga gjykata. Rama theksoi se politikanët, gjytarët dhe prokurorët do t’i hetojnë organet e drejtësisë. Ai nënvzoi se emigrantët dhe biznesmenët shqiptarë, të gjitha asetet dhe pasuritë e tyre i kanë vënë nga puna duhet t’i deklarojnë pasi ligji për amnistinë do të vijë shumë shpejt në Kuvend.

Janë të paamnistueshme të ardhurat e gjyqtarëve, politikanëve apo prokurorëve pasi ata nuk jan¡ të dënuar. Paratë apo kategoritë e këyre personave që janë subjekt i deklarimeve nuk mund të justifikohen. OFJ-ja ka objekt të ofensivës së vet personat që e kanë kryer procesin gjyqësor, pra që janë dënuar. Ndërkohë që politikanët dhe gjyqtarët kanë deklaruar pasuritë dhe i takon institucioneve që të hetojnë. Do fillojë nga puna SPAK, siç është edhe puna e Vettingut që ka skualifikuar shumë zyrtarë. Gjytarët dhe Prokurorët do të përgjigjen para organeve të drejtësisë për pasuritë e tyre. OFL-ja është një operacion policor  dhe nuk mund të zbatohet për politikatët dhe gjyqtarët apo prokurorët që nuk janë dënuar. Veprimtaria e OFL-së është e fokusuar tek ndarja me  thikë e parave të fitura nga puna, siç është paraja e emigrantëve, apo siç është paraja e shumë sipërmarrëve këtu që nuk kanë deklaruar të ardhurat dhe nga paraja e krimit. Nuk ka asnjë tolerancë nga ana e shtetit.  I ftoj të gjithë biznesmenët që të deklarojnë paratë  apo astet e tyre edhe ato që kanë jashtë shtetit, të mos bëjnë shaka me këto mosdeklarimet. Shumë shprejt ligji do të vijë në Kuvend – u shpreh Rama.

Në seancën e sotme plenare Rudina Hajdari deklaroi se ka qenë viktimë e dhunës dhe i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa për dhunën ndaj grave. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se në Shqipëri nuk ka asnjë person me koronavirus. Kryeministri Edi Rama deklaroi se OFL-ja ka si subjekt personat që janë dënuar nga gjykata. Po kështu, ai theksoi se amnistia fiskale se do të miratohet shumë shpejt me 84 vota dhe se do të ketë edhe një taksë të re.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 2 mars 2020 edi rama seanca plenare 2 mars 2020

Sondazh

Poll