Politike

“Uragani madhështor do çlirojë PS-në nga gruaja e Bilalit”/ Maliqi: Sot është ditë e madhe për Kushtetutën

2 Mars 2020, 10:26 Nga DOSJA
“Uragani madhështor do çlirojë PS-në nga gruaja e

TIRANË- Deputeti Lefter Maliqi vjen me një reagim pak orë para manifestimit të thirrur nga presidenti i vendit Ilir Meta. Përmes një postimi në Facebook, Maliqi e cilëson këtë tubim, si një uragan madhështor, i cili sipas tij do të çlirojë PS-në nga gruaja e Bilalit dhe vendin nga Rilindja e krimit dhe oligarkëve”. Deputeti shprehet më tej se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

POSTIMI I PLOTË I LEFTER MALIQIT:

Uragani madheshtor popullor do cliroj PS nga gruaja e Bilalit dhe vendin nga Rilindja e krimit dhe oligarkeve. Te dashur miq sot ora 10:00 mblidhet Parlamenti ku do diskutohet vetem per problematikat ne cdo zone e qytet,shoë i radhes i Rilindjes se krimit qe varferoj e cpopulloj kete vend,qe kapi institucionet,qe u vrau shpresat shqiptareve me pasiguri ,krime ,droge,trafiqe e papunesi.Sot eshte dite e madhe per demokracine,Kushtetuten dhe te ardhmen e vendit ne BE.Une do diskutoj sot ne parlament vetem kundra Rilindjes se krimit qe ka zaptuar PS dhe fatet e vendit duke rritur ndjeshem borxhin publik,papunesin,pasigurin,varferin,cpopullimin,do flas kunder reformave ne arsim,shendetesi,territoriale,drejtesi qe u bene vetem ne funksion te oligarkeve Rilindas dhe krimit dhe se bashku me te bashkuar se kurre ne oren 17:00 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ne manifestimin me te madh qe i paraprin Uraganit madheshtor popullor ne mbrojtje te Demokracise,Kushtetutes,te drejtave dhe lirive te njeriut dhe mediave,kundra kapjes se institucioneve dhe instalimit te diktatures.Pranvera e fitores po afron.Zgjedhjet e parakohshme jane te pashmangshme.Shqiperia si Europa.

Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë vetëm dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Meta ka deklaruar se sot do të vendoset “një  besëlidhje e re”.

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje ai i quan pjesë të grushtit të shtetit.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lefter maliqi thirrja e metës për 2 marsin lefter maliqi thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll