Politike

Rreziku nga Koronavirusi/ Manastirliu: Kemi marrë masat për parandalimin, në Shqipëri asnjë i prekur

2 Mars 2020, 10:08 Nga DOSJA
Rreziku nga Koronavirusi/ Manastirliu: Kemi marrë masat për

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu  teksa foli për përhapjen e koronavirusit nga foltorja e Kuvendit deklaroi se Shqipëria nuk ka asnjë person të prekur nga ky virus.

Në fjalën e saj, Manastirliu theksoi se Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa për parandalimin e koronavirusit, duke thënë se janë shtuar aksionet për të ndaluar situatën. Ministrja u shpreh se janë dyfishuar punonjësit në pikat kufitare.

“Shqipëria ka marrë masa për kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit. Aktualisht Shqipëria nuk ka aktualisht asnjë rast të prekur nga koronavirusi i ri deri në momentet që flasim. Janë 31 të testuar, që kanë rezultuar negativ sa i takon prekjes nga koronavirusi i ri. Ne kemi përforcuar aksionet tona për të ndaluar situatën. Kemi forcuar të gjitha kapacitetet laboratorike për identifikimin e koronavirusit të ri. Janë përcaktuar gjithashtu udhëzuesit si të veprojmë ndaj këtij virusi. Masat që kemi ndërmarrë janë shumë të rëndësishme, pasi shtimi i masave të higjienës personale ndalojnë koronavirusin e ri. Kemi dyfishuar punonjësit në pikat kufitare”, tha Manastirliu në seancën e sotme plenare.

Në seancën e sotme plenare Rudina Hajdari deklaroi se ka qenë viktimë e dhunës dhe i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa për dhunën ndaj grave. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se në Shqipëri nuk ka asnjë person me koronavirus. Kryeministri Edi Rama deklaroi se OFL-ja ka si subjekt personat që janë dënuar nga gjykata. Po kështu, ai theksoi se amnistia fiskale se do të miratohet shumë shpejt me 84 vota dhe se do të ketë edhe një taksë të re.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu perhapja e koronavirusit koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu perhapja e koronavirusit

Sondazh

Poll