Politike

Manifestimi i organizuar nga Meta/ Sandër Lleshaj: Të mos përdorim besëlidhjen sa herë kemi hall!

2 Mars 2020, 09:59 Nga DOSJA
Manifestimi i organizuar nga Meta/ Sandër Lleshaj: Të mos

Lezhë– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj për manifestimin e organizuar sot nga Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se shqiptarët nuk kanë nevojë për një besëlidhje të re.

“Të mos përdorim besëlidhjen sa herë kemi hall. Të ruajmë besëlidhjet e vjetra. Nuk kemi nevojë për një besëlidhje të re”, është shprehur ai nga Lezha.

Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë vetëm dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Meta ka deklaruar se sot do të vendoset “një  besëlidhje e re”.

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje ai i quan pjesë të grushtit të shtetit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj thirrja e metës për 2 marsin sander lleshaj thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll