Politike

Manifestimi i Metës, Spiropali: Besëlikja është rruga qorre e atyre që nuk e duan rrugën e Shqipërisë Europiane!

2 Mars 2020, 09:13 Nga DOSJA
Manifestimi i Metës, Spiropali: Besëlikja është rruga qorre

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar disa orë para nisjes së manifestimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta. Në një status në Twitter, Spiropali shkruan se Meta, të cili e thërret Besëlikja, nuk është diçka e re dhe pranverore, por është rruga qorre e atyre që nuk e duan Shqipërinë europiane.

“BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Ështe frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Ështe rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane!”- shkruan Spiropali.

Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shumë herë thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali ilir meta thirrja e metës për 2 marsin elisa spiropali ilir meta thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll