Politike

Kuvendi/ Rama: Amnistia fiskale do të miratohet me 84 vota, do ketë një taksë! Hajdari thirrje qeverisë: Kam qenë viktimë

2 Mars 2020, 08:39 Nga DOSJA
Kuvendi/ Rama: Amnistia fiskale do të miratohet me 84 vota, do ketë

TIRANË–Seanca plenare në Kuvend ka nisur që prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm. Në fillim të seancës deputetja Rudina Hajdari bëri deklaratën e fortë pasi u shpreh se ka qenë viktimë e dhunës. Ajo i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa urgjente për dhunën ndaj grave.

Ndërsa për koronavirusin ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar me këtë virus. Një fjalim të gjatë mbajti në Kuvend edhe kryeministri Edi Rama, ku iu bëri thirrje shqiptarëve që të mos blejnë maska, pasi nuk i mbrojnë nga koronavirusi. 

Po kështu, Edi Rama foli edhe për OFL-në (Operacioni Forca e Ligjit), ku theksoi se ka si subjekt personat që janë dënuar nga gjykata. Rama theksoi se politikanët, gjytarët dhe prokurorët do t’i hetojnë organet e drejtësisë.Kreu i qeverisë u shpreh se nga rrjeta e OFL-së nuk shpëton askush. Nuk la pa përmendur edhe amnistinë fiskale, ku theksoi se do të miratohet shumë shpejt me 84 vota në parlament dhe nënvizoi se nuk do të ketë shans ta kthejë njeri pas për arsye politike. Ai u shpreh se deklarimi do të ketë një taksë, që do të jetë shumë e favorshme.

Në seana ka pasur edhe debate mes Taulant Ballës dhe Lefter Maliqit për  manifestim e organizuar nga President Ilir Meta, që do të nisë  sot në orën 17:00. Balla është shprehur se askush nuk do të pengojë Reformën në Drejtësi.  Meta i ka bërë thirrje popullit që të dalë në shesh në mbrojtje të Kushtetutës dhe asaj që ai quan grusht shteti. 

(f.m/j.v/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seanca plenare 2 mars 2020 thirrja e metës për 2 marsin seanca plenare 2 mars 2020 thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll