Politike

2-Marsi/ Meta kujton Besëlidhjen e Lezhës: Është koha të ringrihemi kundër një sekti mafioz të pafe

2 Mars 2020, 08:13 Nga DOSJA
2-Marsi/ Meta kujton Besëlidhjen e Lezhës: Është koha

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar ditën e sotme ngjarjen historike të Besëlidhjes së Lezhës. Në një status në profilin e tij në Facebook, Meta ka publikuar një foto nga nënshkrimi historic dhe krahas saj shkruan se ky është një mesazh për të reflektuar. Presidenti e lidh këtë ngjarje me manifestimin qëk a thirrur pasditen e sotme në orën 17:00 dhe shkruan se është koha për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, ‘në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari!’

Statusi i plotë i Metës

Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, siç me të drejtë ka thënë Fan Noli, do të mbetet shqiptari më i gjallë ndër të gjallët, figura më shpëtimtare dhe më frymëzuese për mbijetesë e kombit tonë, që testament na ka lënë domosdoshmërinë e bashkimit në momentet më të rrezikshme të ekzistencës së kombit tonë. Sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, uroj të na ndihmojë ne të gjithëve për reflektuar, për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari!
Zëri i popullit është zëri i Zotit! Erdhi koha të dëgjohet sa më fort!
Mirësevjen BESËLIDHJA E RE me Pranverën Kuqezi!

Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shumë herë thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta thirrja e metës për 2 marsin ilir meta thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll