Aktualitet

FOTO/ Ky është Amarildo Aliko, i vogli i familjes që u arrestua sot në Lazarat, iu gjet granatë, armë e mijëra fishekë

28 Shkurt 2020, 10:35 Nga DOSJA
FOTO/ Ky është Amarildo Aliko, i vogli i familjes që u arrestua

GJIROKASTER- Dosja.al sjell foton e të riutAmarildo Aliko, i arrestuar mëngjesin e sotëm në Lazarat, në kuadër të operacionit ku u prangos edhe botuesi Henri Cili.

Amarildo, kushëriri i dytë i Albanit dhe Arbion Alikos, dy vëllezërve të dënuar për vrasjen e efektivit, Ibrahim Basha, u arrestua pasi iu gjetën në një banesë në Lazarat, pranë saj, një makinë tre armë automatike model 56 ( kallash), një granatë, një pushke 20-she e mijëra fishekë.

Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht, se është arrestuar gjatë natës pronari i UET, Henri Çili, shoferi i tij, avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 8 persona të tjerë.  Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit.

Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amarildo aliko arrestohet henri cili henri cili amarildo aliko arrestohet henri cili henri cili

Sondazh

Poll