Aktualitet

Arrestimi i Henri Çilit/Kryeprokurori Olsian Çela: Operacioni, fryt i prokurorisë së pavarur

28 Shkurt 2020, 10:35 Nga DOSJA
Arrestimi i Henri Çilit/Kryeprokurori Olsian Çela: Operacioni,

Tiranë-Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela e ka quajtur fryt i punës së një prokurorie të pavarur operacionin, ku u arrestua pronari i Universitetit Europian të Tiranës, njëherazi dhe botuesi, Henri Çili.

“Këto janë frytet e prokurorisë, puna e prokurorisë, zbatimi i ligjit, reforma në drejtësi, këto janë rezultatet.”, është shpreh kryeprokurori për mediet.

Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht, se është arrestuar gjatë natës pronari i UET, Henri Çili, shoferi i tij, avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 8 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet henri cili olsian cela arrestohet henri cili olsian cela

Sondazh

Poll