Aktualitet

Kush është Arbjon Aliko, që ekzekutoi mes Lazaratit Ibrahim Bashën, kërcënoi Ramën dhe ‘arrestoi’ Henri Çilin

28 Shkurt 2020, 09:00 Nga DOSJA
Kush është Arbjon Aliko, që ekzekutoi mes Lazaratit Ibrahim

TIRANË- Arbjon Aliko, është përsoni që ka futur në rrjetën e Prokurorisë dhe botuesin Henri Çili dhe disa bashkëpunëtorë të tij. I dënuar përjetë, Aliko ka dërguar çështjen e tij në Gjykatën e Lartë dhe për ketë gjë mendohet se është i përfshirë dhe botuesi Çili. Lidhja mes tyre është bërë nga babai i të burgosurit, Adil Aliko, të cilit i është premtuar se do i lironin djalin nëse do bashkëpunonte me personat që tashmë janë arrestuar.

Po kush është Arbjon Aliko dhe pse është dënuar ai?

Arbjon Aliko, një nga të dënuarit e grupit të Lazaratit, si autori i sulmit ndaj policisë në vitin 2015 dhe ekzekutimin e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, është duke vuajtur dënimin e përjtetshëm në burgun e Drenovës. Aliko njihet si një nga personat që hapi zjarr mbi Policinë gjatë aksionit ku u sekuestruan tonelata të tëra droge.

Por emri i Alikos është përmendur nga media dhe në korrik të vitit të kaluar, ku nga burgu ai bëri një denoncim të fortë. Në atë kohë ai shprehej se në burgun e Drenovës që pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, mbi të dënuarit po bëhet presion dhe ka sjellje çnjerëzore ndaj tyre. Aliko denoncon se të burgosurit po shtypen nga ana e drejtorit, ndërsa u janë shkurtuar dhe oraret e dënimeve.

Po ashtu ai bëri dhe një kërcënim për Edi Ramën, duke thënë se qeverisja e tij është diktaturë dhe nuk e pranonte këtë gjë. “Po nxisin revolta të qëllimshme, sot kemi dalë të gjithë nga qelitë, dhe do të protestojmë”, thotë i dënuari. Ai kërkoi që të merreshin masa, pasi sipas tij kur të kërciste kallashi do ishte shumë vonë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arbjon aliko arrestohet henri cili henri cili arbjon aliko arrestohet henri cili henri cili

Sondazh

Poll