Aktualitet

Pasagjerët italianë bllokohen në aeroport si shkak i Koronavirusit  ‘sfidojnë’ tensionin, nisin të kërcejnë me një

28 Shkurt 2020, 08:57 Nga DOSJA
Pasagjerët italianë bllokohen në aeroport si shkak i

IZRAEL – Koronavirusi tashmë është bërë një makth për çdo njeri në çdo cep të botës, pasi shifrat e publikuara nga mediat e huaja tregojnë se të prekur dhe viktima ka në 50 shtete jashtë territorit të Kinës.

E për shkak të kontrolleve të shumta në çdo pikë kufitare, në aeroportin e Izraelit janë bllokuar afro 60 pasagjerë që kishin ushëtuar nga Italia, për shkak të frikës nga Koronavirusi.

Izolimi i tyre u bë pasi mbërritën në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv në bazë të dispozitave të reja të shpallura nga Ministri i Brendshëm .Të gjithë pasagjerët që kishin fluturuar nga Bergamo, Venecia, Milano dhe Roma nuk u mërzitën pavarësisht bllokimit që ju bënë në aeroport, ata së bashku rikthyen sërish humorin dhe nisën të kërcenin në aeroport, për të larguar sado pak stresin dhe tensionin e krijuar nga autoritetet në aeroport.

 

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë regjistruar 17 viktima dhe 650  të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Për këtë përhapje të virusit jashtë Kinës, OBSH është shprehur e shqetësuar. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi raste të konfirmuara ka në Kroaci, Greqi, Austri, Danimarkë, Norvegji dhe në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.800 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Burimi: video.lastampa

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen 60 pasagjere italiane ne izrael koronavirusi ne itali bllokohen 60 pasagjere italiane ne izrael koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll