Aktualitet

Banorët e Astirit padisin në SPAK Ministrinë e Infrastrukturës, Veliajn dhe ARRSH-në: Në 2 Mars dalim në shesh

28 Shkurt 2020, 09:50 Nga DOSJA
Banorët e Astirit padisin në SPAK Ministrinë e

Tiranë- Ditën e sotme banorët e Astirit kanë paditur në SPAK, (Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit) disa prej institucioneve më të rëndësishme në vend, pasi sipas tyre janë përfshirë në “masakrën” urbane të Unazës së Madhe. Banorët kanë bërë kallëzim penal edhe për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Bashkinë e Tiranës, ARRSH, pasi theksojnë se banesat e tyre janë shembur padrejtësisht dhe se nuk mund të pretendohet hapja e negociatave, sa kohë që nuk respektohet e drejta e pronës. Ata deklarojnë se në 2 mars do të marrin pjesë në manifestimin e organizuar nga Presidenti, Ilir Meta.

“Unë do të depozitoj sot ndaj Ministrisë së Infrastrukturës, Bashkisë së Tiranës, ARRSH-së, ndaj kompanisë që ka bërë projektin, ku preken 600 banesa, kjo është një masakër urbane që bëhet. Mua më kanë hyrë në banesë dhe më kanë dhunuar me jelekun e ARRSH-së që më vendos kryqin e kuq në banesë, ndërkohë që unë jam shpronësuar tërësisht për pronën time. Te Kastrarti po ndërtohen dy kulla nga 13 kate, aty vija e shpronësimit shkon në themele, ku është parë që të jepet leje ndërtimi në një kohë që nuk ka asnjë hapësisë publike. Duhet të marrë vëmendjen e duhur çdo lot i nënave që janë derdhur në Unazë të Re. Nuk i harrojmë dot lotët e fëmijëve të familjes Billa, që morën çantat dhe u dhunuan nga punonjësit e Bashkisë së Erion Veliajt. Nuk iu ka trokitur asnjë njeri në derë që t’iu japë një zgjidhje, u lanë me javë të tjera jashtë. As banorëve të lotit të dytë të Unazës së Madhe nuk iu është dhënë asnjë zgjidhje, jemi në 2020-tën, si mund të pretendosh ti që të bëhesh pjesë e BE-së, kur nxjerr qytetarët e tu në rrugë. Si mund të vi një investitor i huaj në Shqipër? Kur ne të gjithëve na merret prona, dhe nxirremi në rrugë”, shprehet banorja e Astirit për Fax News.

Prej një viti banorët e Astirit kundërshtojnë projektin “Unaza e madhe”, që sipas tyre është korruptiv dhe u prek banesat. Shumë protestues janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar shembjen e banesave të tyre.  Shkak për arrestimet janë ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugës është klasifikuar si një vepër penale dhe kushdo që shkel ligjin hyn në burg.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e astirit paditin në spak ministrinë unaza e re banorët e astirit paditin në spak ministrinë unaza e re

Sondazh

Poll