Aktualitet

Detaje nga arrestimi/ Henri Çili në përgjime me babain e Arbjon Alikos, i dënuar për vrasjen e Ibrahim Bashës, çfarë u g

28 Shkurt 2020, 08:43 Nga DOSJA
Detaje nga arrestimi/ Henri Çili në përgjime me babain e Arbjon

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i botuesit Henri Çili. Dosja.al mëson se Henri Çili është arrestuar në banesën e tij në orët e para të mëngjesit të sotëm pas një urdhër-arresti nga Prokuroria e Përmetit, pasi akuzohet se ka ndikuar tek një gjyqtar për të liruar nga burgu bandën e Lazaratit.

Hetimet ndaj Çilit kanë nisur që muajin shtator të vitit 2019 dhe mësohet se ka përgjime mes Henri Çilit dhe babait të Arbjon Alikos, Adil Aliko, ku negociohet për lirimin nga burgu të djalit të tij. Po kështu, është arrestuar edhe shoferi i Henri Çilit dhe dosja e rekursit të Arbjon Alikos është gjetur në banesën e këtij të fundit. Arbjon Aliko është dënuar me burg përjetë për vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Ibrahim Basha.

Gjithsej mbrëmjen e djeshme janë arrestuar 12 persona, mes tyre edhe  pronari i Universitetit Europian të Tiranës, njëherazi dhe botuesi, Henri Çili Urdhër-arrestet për ndalimin e tyre janë lëshuar nga Prokuroria e Përmetit, pasi akuzohen se ndikuan tek gjyqtarët për të liruar nga burgu bandën e Lazaratit. Të arrestuarit akuzohen  për korrupsion pasiv/aktiv në fushën e drejtësisë, pastrim parash, dhe mashtrim.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arbjon aliko arrestohet henri cili arbjon aliko arrestohet henri cili

Sondazh

Poll