16 ditë rezistencë/ Mbyllet greva e urisë në Poçem, punonjësit marrin 3 paga nga 27 të prapambetura
28 Shkurt 2020, 09:28Nga DOSJA
POÇEM- Mbyllet greva e urisë së punonjësve të nënstacionit të Poçemit, pasi kompania nisi të kalojë në bankë 3 paga nga 27 të prapambetura.
Punonjësit e nënstacionit të Poçemit qëndruan 16 ditë në grevë urie, duke paraqitur probleme me shëndetin, pasi refuzuan ujin dhe mjekimin. Vazhdimisht ka pasur negociata mes punonjësve dhe kompanisë për t’iu kaluar pagat dhe rikthimin e tyre në punë.
Disa nga naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit, prej më shumë se një jave janë në grevë urie, pasi nuk kanë marrë pagat e tyre. Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës dhe e Avokatit të Popullit. Dy përfaqësues të Avokatit të Popullit, takuan pak ditë më parë grevistët e Poçemit dhe ata të Ballshit, ku dëgjuan ankesat e grevistëve, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura. Tek ata ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së Luan Baçi, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator. Naftëtarët dolën disa herë në protestë në Fier, ku kërkuan që të merrnin pagat e tyre, por u dëgjuan nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.
(a.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Arbjon Aliko, është përsoni që ka futur në rrjetën e Prokurorisë dhe botuesin Henri Çili dhe disa bashkëpunëtorë të tij. I dënuar përjetë, A...
ZVICËR-Organizata Botërore e Shëndetit në një konferencë për shtyp ka njoftuar se përhapja masive e Koronavirusit edhe në 50 vende të botës jashtë territor...
TIRANË- Dosja.al mëson detaje të reja nga arrestim i botuesit dhe analistit Henri Çili. Bashkë me të është arrestuar dhe Seit Fishta, i cili është b...
GREQI– Në Greqi është konfirmuar edhe rasti i kartër me koronavirus, duke bërë që frika në vend të shtohet gjithmonë e më shumë.Mësohet se rasti i katërt ...
Tiranë- Ilir Korbi me profesion avokat, është një nga personat e tjerë që u arrestua mbrëmjen e djeshme për llogari të Gjykatës së Gjirokastrës, pasi akuzohet ...
TIRANË– Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një fshat të Tiranës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shpërthimi ka n...