Aktualitet

Dyshohet se i mori para e prona babait të Arbjon Alikos, vrasësit të Ibrahim Bashës, për çfarë po hetohet Henri Çili

28 Shkurt 2020, 09:21 Nga DOSJA
Dyshohet se i mori para e prona babait të Arbjon Alikos, vrasësit

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i botuesit Henri Çili. Dosja.al mëson se Prokuroria ka përgjime mes Henri Çilit dhe babait të Alban dhe Arbjon Alikos, Adil Aliko, ku negociohet për lirimin nga burgu të dy djemve të tij. Burimet bëjnë me dije se babai i vëllezërve Aliko i kishte premtuar tokë dhe para Çilit, në këmbim të lirimit të djemve të tyre. Nga hetimet ka rezultuar se emri i Çilit del edhe në kontrata që janë për dhurim pronash në zonën e Gjirokastrës, por edhe në transaksione bankare. Arbjon  dhe Alban Aliko janë dënuar me burg për vrasjen e ish-efektivit të RENEA-s, Ibrahim Bashës.

Gjithsej mbrëmjen e djeshme janë arrestuar 12 persona, mes tyre edhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës, njëherazi dhe botuesi, Henri Çili. Urdhër-arrestet për ndalimin e tyre janë lëshuar nga Prokuroria e Përmetit, pasi akuzohen se ndikuan tek gjyqtarët për të liruar nga burgu bandën e Lazaratit. Të arrestuarit akuzohen për korrupsion pasiv/aktiv në fushën e drejtësisë, pastrim parash, dhe mashtrim.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet henri cili henri cili arrestohet henri cili henri cili

Sondazh

Poll