Arrestimi i Henri Çilit, reagon zv.kryeministri Erion Braçe: Ibrahim, gjaku yt s’do bëhet para për batakçinjtë, s’do t
28 Shkurt 2020, 09:26Nga DOSJA
TIRANË- Zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar arrestimin e botuesit Henri Çili, me akuzën se tentoi të kishte ushtruar ndikim tek një gjyqtar për të liruar nga burgu anëtarët e bandës së Lazaratit. Përmes një reagimi në Instagram, Braçe kujton efektivin e vrarë në Lazarat në vitin 2015, Ibrahim Basha, të cilit i thotë se “gjaku yt nuk do të bëhet kurrë para e pasuri për batakçinjtë”. Braçe shigjeton edhe opozitën, që sipas tij, ulëret për drejtësi, dhe shitësit e saj i ka nëpër listat e deputetëve.
REAGIMI I ERION BRACES:
#IBRAHIMBASHA Sherbyes i Shtetit dhe i ligjit! NUK DO TE HARROJ KURRE KUSH TY! NUK DO TE SHESE KURRE KUSH TY!
Ti do te jesh perhere #DESHMORIATDHEUT! Gjaku yt nuk do te behet kurre para e pasuri per batakcinjte!
I neveritur nga llumi qe do #DREJTESINE per ta blere e shitur, i neveritur nga llumi politik qe uleret kunder #REFORMESNEDREJRESI, por bleresit e shitesit i ka ne liste deputetesh, i neveritur nga llumi me firme e vule qe noterizon blerjen e shitjen e drejtesise.
Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht, se është arrestuar gjatë natës pronari i UET, Henri Çili, shoferi i tij, avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 8 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Arbjon Aliko, është përsoni që ka futur në rrjetën e Prokurorisë dhe botuesin Henri Çili dhe disa bashkëpunëtorë të tij. I dënuar përjetë, A...
ZVICËR-Organizata Botërore e Shëndetit në një konferencë për shtyp ka njoftuar se përhapja masive e Koronavirusit edhe në 50 vende të botës jashtë territor...
TIRANË- Dosja.al mëson detaje të reja nga arrestim i botuesit dhe analistit Henri Çili. Bashkë me të është arrestuar dhe Seit Fishta, i cili është b...
GREQI– Në Greqi është konfirmuar edhe rasti i kartër me koronavirus, duke bërë që frika në vend të shtohet gjithmonë e më shumë.Mësohet se rasti i katërt ...
Tiranë- Ilir Korbi me profesion avokat, është një nga personat e tjerë që u arrestua mbrëmjen e djeshme për llogari të Gjykatës së Gjirokastrës, pasi akuzohet ...
TIRANË– Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një fshat të Tiranës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shpërthimi ka n...
Shqipëri- Ditën e sotme do të ketë reshje shiu në zonat e ulëta dhe reshje dëbore në zonat malore. Shërbimi Meterologjik Ushtarak njofton se temperaturat në zon...