Aktualitet

Task-Forca e Shëndetësisë, Manastirliu: Kemi testuar 18 raste, nuk kemi asnjë të prekur me koronavirus (VD)

28 Shkurt 2020, 09:35 Nga DOSJA
Task-Forca e Shëndetësisë, Manastirliu: Kemi testuar 18 raste,

TIRANË- Ministrja e Shëndetetisë, Ogerta Manastriliu ka mbledhur sërish sot Task-Forcën Shëndetësore, ku janë bërë me dije masat e marra kundër koronavirusit. Në një reagim për mediat, Manastirliu u shpreh se Shqipëria ende nuk ka rastin e parë të prekur. Nga mbledhja e Task-Forcës ministrja tha se janë testuar 18 persona dhe asnjë prej tyre nuk ka dalë pozitiv.

Shqipëria nuk mund të jetë imune ndaj një rreziku si koronavirusi, por jemi bashkë për të bërë më të mirën e mundshme. Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar, janë testuar 18 persona, që rezultojnë negative. Përveç mjeteve të mbrojtjes personale dhe stokut ekzistues, ka nisur puna për të shpërndarë 1.2 mln maska kirurgjikale në strukturat e parësorit dhe spitale. 1 mln $ janë rialokuar dhe janë shtesë në buxhetet e spitaleve për të patur stokun e mjaftueshëm për cdo skenar potencial”, tha ministrja.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë regjistruar 17 viktima dhe 650 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Për këtë përhapje të virusit jashtë Kinës, OBSH është shprehur e shqetësuar. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi raste të konfirmuara ka në Kroaci, Greqi, Austri, Danimarkë, Norvegji dhe në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.800 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet frika nga koronavirusi koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu task-forca kunder koronavirusit frika nga koronavirusi koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu task-forca kunder koronavirusit

Sondazh

Poll