Aktualitet

U arrestua bashkë me Henri Çilin, kush është avokati që akuzohet se ka ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Laz

28 Shkurt 2020, 08:08 Nga DOSJA
U arrestua bashkë me Henri Çilin, kush është avokati

Tiranë- Ilir Korbi me profesion avokat, është një nga personat e tjerë që u arrestua mbrëmjen e djeshme për llogari  të Gjykatës së Gjirokastrës, pasi akuzohet se ka ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit. Korbi është drejtori Juridik në në Universitetin Europian të Tiranës dhe njëkohësisht edhe pedagog.

Gjithsej mbrëmjen e djeshme janë arrestuar 8 persona, mes tyre edhe  pronari i Universitetit Europian të Tiranës, njëherazi dhe botuesi, Henri Çili.  Urdhër-arrestet për ndalimin e tyre janë lëshuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, pasi akuzohen se ndikuan tek gjyqtarët për të liruar nga burgut bandën e Lazaratit.Të 8 të arrestuarit akuzohen  për korrupsion pasiv dhe aktiv në fushën e drejtësisë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet henri cili ilir korbi arrestohet henri cili ilir korbi

Sondazh

Poll