Aktualitet

Pezullojnë përkohësisht grevën e urisë naftëtarët e Ballshit, u plotësua një nga kërkesat

  • Punonjësit e Poçemit paralajmërojnë përshkallëzim të grevës së urisë: Na kaloni 7 paga, ose do vetëflijohemi
  • Gjatë të gjithë këtyre 11 ditëve të grevës së tyre, punonjësit e Ballshit kërkonin me ngulm për kalimin e 5 rrogave të prapambetura, si dhe për furnizimin e Rafinerisë me lëndë të parë.
    Featured image of article: Pezullojnë përkohësisht grevën e urisë naftëtarët e Ballshit, u plotësua një nga kërkesat Naftëtarët e Ballshit në grevë urie

    BALLSH- Pezullojnë grevën e urisë pas 11 ditëve qëndresë naftëtarët e Ballshit, pasi kompania u kaloi në bankë 3 prej pagave të prapambetura. Punonjësit pritet që të rikthehen në Uzinë pasditen e sotme, ku do të diskutojnë me përfaqësuesit e kompanisë për rifillimin e punës në Rafineri, një nga pikat e kërkesave të tyre.

    Gjatë të gjithë këtyre 11 ditëve të grevës së tyre, punonjësit e Ballshit kërkonin me ngulm për kalimin e 5 rrogave të prapambetura, si dhe për furnizimin e Rafinerisë me lëndë të parë.

    Herë pas here ka pasur negociata mes grevistëve dhe kompanisë për plotësimin e kërkesave, ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur marrja e 3 pagave në bankë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërkohë, vijon ende greva e punonjësve të nënstacionit elektrik të Poçemit, të cilët kanë 27 paga të prapambetura, ku ndodhen në ditën e 15-të të grevës.

    Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kanë 10 ditë që janë futur në grevë urie. Ata kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport. Kompania “Tosk Energji” është futur në negociata me naftëtarët, por ata janë shprehur se kërkesa e tyre është të marrin të gjitha pagat e prapambetura.

    (a.m.dosja,al)

    Shto Koment