Aktualitet

Shpërthim gjatë natës në Tiranë, i vendoset tritol makinës. Policia: Po punohet për identifikimin e autorit (EMRI)

28 Shkurt 2020, 07:46 Nga DOSJA
Shpërthim gjatë natës në Tiranë, i vendoset tritol

TIRANË– Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një fshat të Tiranës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shpërthimi ka ndodhur në Zgafnor.

Më tej shtohet se një sasi tritoli i ishtë vendosur një makine tip Volskwagen, në pronësi të 54-vjeçares Kujtime Hoxha. Makina ishte parkuar në anë të rrugës dhe fatmirësiht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në fshatin Zgafnor të Njësisë Administrative Zall Herr, gjatë orëve të vona të natës, në automjetin tip “Volkswagen” dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit“, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kujtime hoxha shperthim ne tirane tritol makines ne tirane kujtime hoxha shperthim ne tirane tritol makines ne tirane

Sondazh

Poll